Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri 17 gradë celsius. Gjatë fundjavës moti pritet të jetë i qëndrueshëm.



