Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Raketa iraniane mund të arrijnë Evropën, Izraeli paralajmëron edhe Maqedoninë

Press Online4 Mars 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë të rrezes së raketave iraniane, ku pretendohet se mund të “arrijnë” edhe deri në Evropë, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Rreziku i një lufte në Lindjen e Mesme mori një kthesë shqetësuese.

Ajo që filloi si sulme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit është shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit.

Zyrtarë izraelitë dhe perëndimorë thanë se raketat balistike iraniane kanë kapacitet që të arrijnë qëllime jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe thellë në Evropë

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit paralajmëroi se aftësitë raketore të Iranit “shkërcejnë përtej Lindjes së Mesme”, dhe e përshkruan regjimin në Teheran si një kërcënim në rritje për paqen botërore.

Në një grafik të publikuar përkatësisht nga Qendra për Studime Strategjike dhe Mbrojtje, është shfaqur një hartë me rreze të ndryshme goditjeje që shtrihen nga rreth 300 deri në rreth 2500 kilometra, çka bën që një pjesë e konsiderueshme e Evropës Juglindore të bjerë brenda potencialit të kërcënimit.

Më të rrezikshme konsiderohen raketat balistike me mesatare dhe të gjata, si Shahab-3 dhe Ghadr-110, të cilat sipas vlerësimeve mund të arrijnë deri në rreth 2000 kilometra.

Sipas hartës, brenda këtij rreziku janë kryeqytete si Athina, Sofja dhe Bukureshti, por edhe qytete të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në rrezen më të gjerë teorike, mund të përfshihen edhe kryeqytetet si Budapesta, Vjena, Varshava dhe Bratislava (me kusht që distanca e konsideruar të jetë maksimale).

Sidoqoftë, analistë të pavarur paralajmërojnë se këto raketa me shumëllojshmëri rrezesh janë teorike dhe nuk do të thonë domosdoshmërisht se ato do të godasin automatikisht këto destinacione, pasi aftësia operative varet edhe nga faktorë si saktësia, pengesat e kontrollit ajror, dhe kushtet taktike.

Previous ArticleMë pak se 48 orë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, paralajmërohet seancë
Next Article Teuta dhe Vllaznia dënohen me 100 mijë lekë gjobë, mesfushori i Egnatias pezullohet nga dy ndeshje. Zbardhen vendimet e Komisionit të Disiplinës

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.