Mbrojtësi i Matteo Gabbia është operuar me sukses pas problemeve me hernien inguinale, duke i dhënë fund shqetësimeve që e kishin ndjekur javët e fundit.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i AC Milan, i cili bëri të ditur se ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar sipas planit dhe lojtari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas njoftimit zyrtar, qendërmbrojtësi italian do të nisë menjëherë fazën e rikuperimit, ndërsa koha e parashikuar për t’u rikthyer në fushë është rreth katër javë. Kjo do të thotë se ai pritet të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme të kampionatit, në një moment delikat të sezonit për kuqezinjtë.
Gabbia ka qenë një nga alternativat e rëndësishme në repartin defensiv këtë edicion dhe mungesa e tij do të kërkojë zgjidhje nga stafi teknik. Synimi i mbrojtësit është që të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të skuadrës dhe të jetë gati për fazën vendimtare të sezonit.







