Travis Kelce tregon “sekretin” për të fituar zemrën e Taylor Swift!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Travis Kelce ka folur hapur për mënyrën si duhet t’i afrohesh dikujt që të pëlqen, duke lënë të kuptohet edhe si arriti të krijojë lidhjen me superyllin e muzikës, Taylor Swift. Në podcast-in e tij New Heights, që e moderon bashkë me vëllain Jason Kelce, lojtari i Kansas City Chiefs u pyet se si mund ta ftosh dikë në një takim. Përgjigjja e tij ishte surprizisht e thjeshtë: sinqeritet dhe vetëbesim.

Sipas Kelce, hapi i parë është të vëresh detajet që të tërheqin tek personi tjetër dhe t’i shprehësh hapur. “Gjej çfarë të pëlqen tek ajo mënyra si flet, si vishet, sensi i humorit apo mirësia dhe thuaje. Një kompliment i sinqertë është një fillim i shkëlqyer,” u shpreh ai. Sportisti theksoi se çelësi i suksesit është guximi për ta hedhur hapin e parë. “Thjesht bëje. Cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë? Mund të të thotë jo,” tha ai me sportivitet.

Çifti u fejua në vitin 2025, pasi lidhja e tyre nisi në mënyrë krejt spontane: Kelce kishte tentuar t’i jepte këngëtares një byzylyk miqësie gjatë turneut “Eras Tour”. Një gjest i thjeshtë që, mesa duket, u kthye në fillimin e një historie dashurie të suksesshme. Taylor dhe Travis thuhet se po përgatisin një dasmë madhështore që pritet të jetë një nga eventet më të përfolura të vitit 2026. Çifti, i cili shpalli fejesën në gusht 2025, ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien e tyre sa më private, pavarësisht vëmendjes së jashtëzakonshme mediatike.

Sipas spekulimeve, ceremonia mund të zhvillohet më 13 qershor 2026, një datë simbolike që lidhet me numrin 13, i konsideruar prej vitesh si numri me fat i Swift. Burime pranë çiftit sugjerojnë se ata po shqyrtojnë dy lokacione kryesore: Rhode Island dhe Tennessee. Madje flitet edhe për një ceremoni private në ishull, për të garantuar intimitet maksimal larg syrit të publikut.

Travis Kelce tregon “sekretin” për të fituar zemrën e Taylor Swift!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter