Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute për vizitë zyrtare në vend

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Nikoqir do të jetë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo për shkak siç thonë nga MPB për shkak të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

“Më 03.03.2026 (e martë), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, SH.T. z. Mark Rutte, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të vizitës, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit”.

“SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit policorë, me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt dhe të pandërprerë të trafikut”, bëjnë të ditur nga MPB.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute për vizitë zyrtare në vend
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter