Britania “nuk i dha krah” për sulmin në Iran, Trump: Jam i zhgënjyer nga Starmer, nuk është bashkëpunues

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Presidenti i SHBA Donald Trump ka sulmuar ashpër kryeministrin britanik Keir Starmer, pasi ky i fundit refuzoi të mbështeste sulmin e Uashingtonit në Iran.

Trump e cilësoi Starmer si jo bashkëpunues, teksa shprehu zhgënjim për qëndrimin e tij.

“Ai nuk ishte bashkëpunues… Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë. Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar”, tha Trump për Starmer.

Ai shtoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë ndryshuar në mënyrë dramatike.

“Në fakt, është një botë tjetër. Është thjesht një lloj marrëdhënieje shumë e ndryshme nga ajo që kemi pasur me vendin tuaj në të kaluarën.”

Trump tha se nuk e priste kurrë të shihte atë që ai e quajti aleancat dikur “më të qëndrueshme nga të gjitha” të viheshin nën një presion të tillë.

 

Britania “nuk i dha krah” për sulmin në Iran, Trump: Jam i zhgënjyer nga Starmer, nuk është bashkëpunues
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter