Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bekim Sali takon Komisionerin Evropian për Migrim

Press Online27 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, realizoi sot takim me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim, Magnus Bruner, gjatë të cilit u diskutuan çështje kyçe lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, menaxhimin e migracionit, sigurinë kufitare dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Në takim, infornojnë nga Kabineti i Sali, u konfirmua përkushtimi i fuqishëm i Qeverisë për vazhdimin e reformave në kuadër të klasterit “Themeloret”, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Ministri Sali theksoi angazhimin e vendit për përmbushjen e kritereve hapëse dhe ruajtjen e dinamikës reformuese.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të Sistemit të Hyrje-Daljes të Bashkimit Evropian dhe ndikimit të tij mbi shoferët profesionistë nga rajoni. Ministri Sali nënvizoi nevojën për një zgjidhje pragmatike dhe proporcionale që do të ruajë stabilitetin ekonomik dhe funksionimin e zinxhirëve të furnizimit, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut është vend pa dalje në det dhe plotësisht e varur nga transporti rrugor”, theksohet në komunikatën e Kabinetit të Salit.

Në fushën e migracionit dhe menaxhimit të kufijve, u theksua se Maqedonia e Veriut mbetet partner i besueshëm i Bashkimit Evropian, me zbatim të plotë të Marrëveshjes së Statusit me Agjencinë Evropiane për Rojën Kufitare dhe Bregdetare dhe me pjesëmarrje aktive në operacionet e përbashkëta.

Bashkëbiseduesit riafirmuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe forcimin e shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional. Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali ritheksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për harmonizim të plotë me standardet evropiane dhe avancimin e bashkëpunimit institucional në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Previous ArticleKumanovarit iu vodhën rreth 44 mijë euro, pagoi për të blerë kriptovaluta
Next Article Melania Trump do të kryesojë për herë të parë Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.