Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë kundër Qeverisë

Press Online25 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë kanë organizuar protesta antiqeveritare në disa universitete, sipas videove të publikuara online, që janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë.

Protestat e reja janë të parat që kur autoritetet vranë mijëra njerëz gjatë shtypjes së paprecedent të protestave mbarëkombëtare kundër regjimit klerikal të Iranit muajin e kaluar.

Trazirat e reja vijnë në kohën kur Irani po përballet me mundësinë e një veprimi ushtarak nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Teheranin kundër dhunës së mëtejme ndaj protestuesve dhe ka kërcënuar se do ta godasë Republikën Islamike për shkak të refuzimit të saj që të heqë dorë nga programi bërthamor.

Dhjetëra studentë zhvilluan protesta më 23 shkurt në të paktën katër universitete në kryeqytetin iranian, Teheran, përfshirë Universitetin Al-Zahra, Universitetin e Teheranit, Universitetin e Teknologjisë Sharif dhe Universitetin e Teknologjisë Amir Kabir.

Video në rrjetet sociale shfaqën studentet në Universitetin Al-Zahra duke brohoritur: “Ky është viti i gjakut. Sayed Ali do të rrëzohet”, duke iu referuar liderit suprem ajatollah Ali Khamenei.

Ndërkaq, video të tjera shfaqën studentë në Universitetin e Teheranit duke brohoritur: “Grua, jetë, liri”, një referencë për protestat mbarëkombëtare të vitit 2022, që u nxitën nga vdekja e një gruaje të re në paraburgim, e cila akuzohej nga autoritetet iraniane se kishte shkelur ligjin për hixhabin.

Protestat e reja përkojnë me fillimin e semestrit të ri universitar dhe me qindra ceremoni që janë mbajtur në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar për të përkujtuar viktimat e vrara gjatë shtypjes së protestave masive në janar.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, të paktën 7.000 persona u vranë gjatë protestave që shpërthyen në fund të dhjetorit të vitit 2025, edhe pse besohet se numri real i të vdekurve është shumë më i lartë.

Shumica e vrasjeve raportohet se ndodhën midis 8 dhe 10 janarit, kur konsiderohet se ishte kulmi i shtypjes.

Këto protesta ishin ndër më të mëdhatë në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Protestat e reja në Teheran po zhvillohen teksa SHBA-ja vazhdon të kërcënojë me sulme Iranin për shkak të programit të tij të kontestuar bërthamor, pavarësisht disa rundesh të negociatave indirekte.

Trump ka dërguar në rajon dy aeroplanmbajtës me avionë luftarakë dhe bombardues, si dhe forca mbështetëse janë parë duke fluturuar drejt bazave ajrore në Lindjen e Mesme.

Në shfaqjen më të madhe të raportuar të kundërshtimit në kryeqytet që nga shtypja vdekjeprurëse e muajit të kaluar, studentët iranianë duke brohoritur slogane antiqeveritare u përballën me forcat e sigurisë jashtë Universitetit të Teknologjisë Sharif më 21 shkurt. Tubime të ngjashme u raportuan edhe në universitete të tjera.

Më 22 shkurt, studentët u përballën me ushtarë nga Basiji, një forcë vullnetare paramilitare që ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtypjen e protestave politike në të kaluarën, jashtë Universitetit të Teknologjisë Amir Kabir.

Studentët dëgjoheshin duke brohoritur slogane antiqeveritare, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale. Të tjerë u panë duke valëvitur flamurin kombëtar iranian.

Universitetet në Teheran shpesh kanë qenë skenë e protestave studentore që kanë ndodhur që nga revolucioni i vitit 1979, dhe që kanë rezultuar në shtypje brutale nga forcat e sigurisë./REL

Previous ArticleSamsung kryesoi tregun evropian të smartfonëve në vitin 2025!
Next Article Bebe Rexha rrëfen historinë e çuditshme nga marrëdhënia e kaluar! “Nuk ke nevojë të më paguash…”

Lajme të ngjashme

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

22 Nëntor 2026 GLOBI

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.