Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk shkova për pazar politik, vendi s’ka stabilitet pa president

Press Online24 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një intervistë në “Debat Plus” ka folur lidhur me takimin që ka zhvilluar një ditë më parë me kryeministrin Albin Kurti për mundësinë e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai ka thënë se kanë mbetur më pak se 10 ditë për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Nuk janë as 10 ditë. Kam pasur ftesë nga z. Kurti për takim, iu kam përgjigjur ftesës. Në ftesë kanë qenë dy opsione, dita e diel dhe e hënë… e kam propozuar ditën e diel dhe dje jemi takuar me z. Kurti”, ka thënë ai.

“Kemi biseduar për tema të ndryshme, sigurisht se ne si PDK dhe për mua e kam thënë, e ripërsëris… se interesi i Kosovës gjithmonë është para interesit politik të secilës parti politike dhe besoj se në këtë drejtim kemi reflektuar. Ne, me konstituimin e Kuvendit, i kemi votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare pa dallim…”, ka shtuar Hamza.

Sipas tij, të gjitha këto veprime janë tregues se PDK dhe partitë e tjera opozitare nuk kanë bërë asnjë veprim që do të vendoste pengesa në këtë drejtim.

Hamza theksoi se vendi nuk mund të ketë stabilitet politik pa zgjedhjen e presidentit.

Ai shtoi se në takimin e djeshëm nuk kishte shkuar për të bërë marrëveshje politike me Kurtin.

“Nuk kam shkuar që të bëj marrëveshje politike për të kërkuar që ne të kemi hise apo të përfitojmë diçka politikisht apo të bëjmë ndonjë pazar politik”, ka thënë ai.

Previous Article“Mjaft më!” Kris Jenner shpërthen ndaj Ray J? E akuzon për terrorizim publik ndaj Kim Kardashian?!
Next Article U mbyll java e 25 e Kategorisë Superiore/ Nga Qirko te Arifi, ky është formacioni më i mirë

Lajme të ngjashme

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.