Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dezinfektuesit e duarve dhe rreziku i kancerit/STUDIM!

Press Online23 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dezinfektuesit e duarve, të njohur për mbrojtjen tonë, mund të përmbajnë nivele të larta të një kimikati që shkakton kancer, sipas një studimi të ri. “Valisure”, një laborator dhe farmaci e pavarur që teston cilësinë e produkteve mjekësore, tha se kishte zbuluar nivele të larta të benzenit në 21 nga 260 dezinfektues të analizuar. Gjatë pandemisë, FDA raportohet se kishte lehtësuar standardet për benzenin, por “Valisure” tha se shumë produkte përmbanin nivele mbi limitin e lejuar.

FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) është një agjenci federale e SHBA-së, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit publik duke garantuar sigurinë, efektivitetin dhe sigurinë e barnave, produkteve biologjike, pajisjeve mjekësore, furnizimeve ushqimore, kozmetikës dhe produkteve të duhanit. Benzeni është një kancerogjen i njohur për njerëzit, i lidhur me leuçeminë dhe kancere të tjera të qelizave të gjakut.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nënvizoi se ekspozimi ndaj benzenit lidhej me leuçeminë limfocitike akute, leuçeminë limfocitike kronike (CLL), mielomën “multiple” dhe limfomën jo-Hodgkin. Instituti Kombëtar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ka renditur rrugët e ekspozimit ndaj benzenit si, thithja përmes frymëmarrjes, përthithje përmes lëkurës, gëlltitje, kontakti me lëkurën dhe/ose sytë”.

Shumë pretendime që dezinfektuesit e duarve shkaktojnë një rritje prej 470% të riskut për kancerin e lëkurës për shkak të fshehjeve të industrisë mbështeten në burime të paverifikuara, jo të rishikuara nga ekspertët. Megjithatë, disa produkte u tërhoqën në vitin 2021 për shkak të kontaminimit aksidental me sasi të vogla benzeni, një kimikat i njohur që mund të shkaktojë kancer në rast të ekspozimit të gjatë.

Autoritetet kryesore shëndetësore, përfshirë FDA dhe organizata të tjera ndërkombëtare, theksojnë se dezinfektuesit e duarve me bazë alkooli mbeten të sigurt për përdorim të përditshëm. Ekspertët nënvizojnë se higjiena e duarve mbetet një nga mjetet më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Previous ArticleTrajneri i Bodo/Glimt i përgjigjet ankesave të Interit për fushën: Edhe City aty luajti, por nuk tha gjë!
Next Article “Jam mik me Ilir Metën”, Vrenozi tregon takimet në Presidencë: Më bën të fala nga burgu…

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.