Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Shtanget” Napoli, kampionët e Italisë përmbysen nga Atalanta!

Press Online22 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Atalanta arriti një fitore të madhe me përmbysje ndaj Napolit, duke triumfuar 2-1 në Bergamo në kuadër të javës së 26-të të Serie A.

Ndeshja nisi më mirë për miqtë, që kaluan në avantazh në minutën e 18-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Gutierrez, Beukema realizoi me kokë për 0-1. Vendasit reaguan me disa tentativa të vakëta nga Sulemana, ndërsa skuadra e drejtuar nga Conte ishte pranë dyfishimit të rezultatit, fillimisht me një gol të anuluar të Alisson Santos dhe më pas me një penallti të fituar për faull të Hien ndaj Hojlund, e cila u anulua nga sistemi VAR.

Edhe në fillim të pjesës së dytë u përsërit i njëjti skenar: një tjetër gol i anuluar për Napolin, këtë herë ndaj Gutierrez, për faull të Hojlund ndaj Hien. Por trajneri Palladino ndërhyri me zëvendësime vendimtare, duke aktivizuar Samardzic, Scamacca dhe Bernasconi, çka ndryshoi rrjedhën e lojës.

LEXO EDHE: Skandal në MLS! Messi tenton të sulmojë arbitrin pas disfatës në kampionat, Suarez e ndalon!

Barazimi erdhi në minutën e 61-të, kur Zalewski ekzekutoi saktë një goditje këndi dhe Pasalic devijoi me kokë për 1-1. Rreth 20 minuta më vonë u kompletua përmbysja: pas një krosimi nga e majta e Bernasconit, Samardzic realizoi me një goditje të butë me kokë për 2-1.

Me këtë sukses, Atalanta rikthehet fuqishëm në garën për një vend në Champions League, duke kapur në kuotën e 45 pikëve Como 1907. Napoli mbetet në kuotën e 50 pikëve, 14 pikë larg kryesuesve të Inter Milan dhe me rrezikun për t’u shkëputur edhe më shumë nga Milani në vendin e dytë.

LEXO EDHE: 300 ndeshjet e Enea Jorgjit mes gabimeve, përmirësimeve, netëve pa gjumë dhe dorëzimit!

Previous ArticleCakolli: Zgjedhja e presidentit është punë e Kuvendit, jo e Qeverisë
Next Article Mexhiti: Masterplani për Çairin po konkretizohet

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.