Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Evidentohen ngjashmëri mes kancerit të maceve dhe të njerëzve!

Press Online22 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Harta e parë e detajuar gjenetike e kancerit te macet shtëpiake zbulon ngjashmëri të habitshme me versionet njerëzore të sëmundjes, duke ndihmuar në gjetjen e mënyrave të reja për trajtimin e kancerit te të dyja palët, siç raporton BBC.  Shkencëtarët analizuan ADN-në e tumoreve te pothuajse 500 mace shtëpiake, duke zbuluar mutacione kyçe gjenetike të lidhura me këtë gjendje.

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të ngordhjes së maceve, megjithatë dihet shumë pak për mënyrën si zhvillohet.

Gjenetika e kancerit te macet ka qenë plotësisht e panjohur deri tani, u shpreh studiuesja kryesore, Dr. Louise Van der Wayden. Sa më shumë të kuptojmë për kancerin në çdo specie, aq më e dobishme do të jetë për të gjithë.

Ekipi ndërkombëtar i udhëhequr nga Instituti “Wellcome Sanger” në Kembrixh, shqyrtoi rreth 1 mijë gjene të lidhura me 13 lloje të kancerit te macet.

Ata zbuluan se shumë nga gjenet që nxisin kancerin te macet pasqyrohen edhe te njerëzit, duke sugjeruar se të dyja speciet ndajnë procese kyçe biologjike që lejojnë tumoret të rriten e të përhapen.

Shkencëtarët thonë se macja shtëpiake mund të jetë “çelësi” për të kuptuar disa lloje të kancerit të gjirit, siç është kanceri i gjirit trefish negativ. Rreth 15 nga 100 raste të kancerit të gjirit janë të këtij lloji.

Macet e zhvillojnë këtë nëntip më shpesh se njerëzit, duke u dhënë shkencëtarëve akses në mostra dhe duke ofruar të dhëna për ilaçe të reja që mund të ndihmojnë në trajtim. Shumë familje zotërojnë të paktën një mace, duke e bërë këtë kafshë pothuajse po aq të përhapur sa qentë, si shoqëruese e besuar.

Por, ndërsa studimet mbi kancerin janë kryer gjerësisht te qentë, macet kanë mbetur të paeksploruara. Shkencëtarët thonë se të dyja kafshët shtëpiake mund të japin të dhëna mbi faktorët mjedisorë të përfshirë në disa lloje kanceri.

Ato ndajnë të njëjtat hapësira me ne, që do të thotë se ekspozohen gjithashtu ndaj të njëjtëve faktorë mjedisorë si ne.

Kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë më shumë përse zhvillohet kanceri te macet dhe te njerëzit, si ndikon bota përreth nesh në rrezikun e kancerit e ndoshta të gjejmë mënyra të reja për ta parandaluar dhe trajtuar atë, tha prof.Geoffrey Wood nga “Kolegji Veterinar i Ontarios”, në Kanada.

Studimi është publikuar në revistën “Science”.

Previous ArticleShënoi dy gola me Al Nassr, Ronaldo thyen heshtjen dhe konfirmon të ardhmen e tij!
Next Article Jacob Elordi habit me deklaratën për skenat intime me Margot Robbie: “Gjithçka është super…”

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.