Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kryeministri Kurti viziton AKI-në në 18-vjetorin e Pavarësisë: Inteligjenca, hallkë kyçe e mbrojtjes së sovranitetit

Press Online21 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri i Kosovës ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është pritur nga drejtori Petrit Ajeti, stafi drejtues dhe zyrtarë të tjerë të institucionit.

Vizita u zhvillua me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 17-vjetorit të themelimit të AKI-së. Me këtë rast u ndanë certifikata për zyrtarët e rinj dhe u përurua një objekt modern brenda kompleksit të AKI-së.

Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit të vendit, duke garantuar që Republika të jetë e përgatitur për çdo sfidë dhe të marrë vendime të informuara.

Ai nënvizoi se, në kuadër të prioriteteve për mbështetjen e sektorit të sigurisë, AKI ka gëzuar mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfshirë rritje të konsiderueshme të buxhetit, dhe se kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen.

Kryeministri vlerësoi avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve teknologjike, analitike dhe operative të AKI-së, duke theksuar përshtatjen me realitetin e ri të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, sukseset e AKI-së në vitet e fundit kanë kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare dhe rajonale, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe shërbimet partnere. Ai përmendi trajtimin profesional të kërcënimeve nga spiunazhi, kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmi, radikalizmi dhe krimi i organizuar.

Në përfundim, Kryeministri shprehu mirënjohje dhe respekt për stafin drejtues dhe të gjithë zyrtarët e AKI-së, duke theksuar se ata shërbejnë me përkushtim dhe atdhedashuri në një profesion që është mision, shpesh në heshtje, por gjithmonë në mbrojtje të Republikës dhe qytetarëve të saj.

Previous ArticleTaylor Swift dominon tregun global, albumi “The Life of a Showgirl” më i shitur i vitit?!
Next Article Gjoba dhe paralajmërime për Barcelonën nga UEFA për ndeshjen e Champions League

Lajme të ngjashme

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.