Zjarr, përplasje dhe kaos shoqëruan protestën e thirrur nga Partia Demokratike, e cila degjeneroi në akte dhune dhe tensione të forta para Kryeministrisë. Kreu demokrat, Sali Berisha iu ka bërë thirrje efektivëvë të policisë të bashkohen me protestuesit. Ai tha se nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur ata që ai i cilësoi si ‘banditë’.
Sipas tij, Edi Rama është i pashpresë. Berisha tha se gazi lotsjellës dhe uji drejt protestuesve, me urdhër të Ilirjan Prodës dhe Sokol Bizhgas.
Siç ka ndodhur edhe në protestën e 10 shkurtit, zjarri dhe sulmi ndaj institucionit ka nisur menjëherë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha përfundoi fjalën e tij. Protesta e opozitës më pas është zhvendosur tek Kuvendi, ku ka pasur përplasje të ashpër mes protestuesve dhe efektivëve.
Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të autobotëve të policisë.
Pas kësaj, policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës, çka ka detyruar kryedemokratin Sali Berisha të vërë sërish maskën anti-gaz.
Bardhi: Gazi lotsjellës brenda xhamisë, akt i rëndë dhe i papranueshëm
Deputeti demokrat Gazment Bardhi, denoncoi se forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur, sipas tij, nuk kishte asnjë protestues.
“Hedhja e gazit lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur nuk ka asnjë protestues, përbën një akt të rëndë dhe të papranueshëm.
Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit”, lexohet në reagimin e Bardhit.
Balla sulmon Berishën: Vetëm një i mbaruar politikisht godet flamurin kombëtar dhe institucionet
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi kreun e PD, Sali Berisha si një njeri “të mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht”, ndërsa shtoi se sipas tij janë cenuar simbole dhe institucione të rëndësishme të vendit.
“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i SHQUP-it mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, – shkruan Balla.
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve të opozitës kanë vijuar. Policia ka përdorur ndaj tyre, ujë dhe gaz lotsjellës. Gazi lotsjellës ka përfunduar edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë, ku ndodheshin dhjetra besimtarët.
Ata po kryenin lutjet dhe ritualin e fales së teravive, për shkak se ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Kjo ka bërë që besimtarët të izolohen brenda amienteve të xhamisë dhe ta ken të vështrië lëvizjen e rregullt./Dosja.al



