Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kosova kryeson listën e vendeve më të lira në Europë për të ngrënë jashtë!

Press Online20 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Të provosh kuzhinën vendase është po aq e rëndësishme sa të vizitosh atraksionet kryesore kur udhëton në një vend të ri, por skenat gastronomike të Europës ndryshojnë shumë sa i përket buxhetit që duhet të shpenzosh për një vakt për dy persona.

Platforma Ferry GoGo ka kryer një studim dhe ka përpiluar një listë të vendeve europiane, nga më luksozet te më të lirat, bazuar në çmimin mesatar të një darke me tre pjata për dy persona (pa përfshirë pijet) në atë që e përshkruan si një restorant “të kategorisë së mesme”.

 Pra, ku do të shkojë më larg buxheti juaj?

Në Kosovë, ku një vakt me antipasta, pjata kryesore dhe ëmbëlsira kushton vetëm rreth 20 euro. Pas saj vijnë Maqedonia e Veriut (24.38 euro) dhe Moldavia (30.32 euro), çka tregon qartë se rajoni është vendi ideal për të ngrënë me kosto të përballueshme.

Por, çfarë mund të gjeni në menu?

Pjata kombëtare e Kosovës është flija, byreku me shtresa petash që vendosen mbi njëra-tjetrën me një përzierje kremoze kosi, gjalpi dhe djathi, i cili shtypet dhe piqet nën saç.

Specat e mbushur, perimet turshi dhe, sigurisht, bakllavaja janë gjithashtu pjesë e menusë, ndaj nuk do të mungojnë pjatat e bollshme. Dhe sigurohuni të provoni një makiato të shijshme.

Në anën tjetër të spektrit, aty ku një darkë jashtë do t’ju kushtojë shumë më tepër, është Zvicra!

Një darkë mesatare me tre pjata për dy persona në një restorant zviceran të kategorisë së mesme pritet t’ju kushtojë 107.24 euro, më shumë se katër herë çmimi i një darke në Kosovë.

Danimarka u rendit e dyta dhe Luksemburgu i treti, por më poshtë janë pesë vendet kryesore në secilën kategori, me çmimet përkatëse.

Pesë vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë: 

Kosova: 20.00 euro
Maqedonia e Veriut: 24.38 euro
Moldavia: 30.32 euro
Bosnja dhe Hercegovina: 30.75 euro
Serbia: 38.34 euro

Pesë vendet më të shtrenjta në Europë për të ngrënë jashtë:

Zvicra: 107.24 euro
Danimarka: 93.69 euro
Luksemburgu: 90.00 euro
Norvegjia: 89.86 euro
Holanda, Irlanda, Finlanda, Belgjika: 80.00 euro/ shqip.al

Previous ArticleZbulohen prapaskenat: Xabi Alonso refuzoi ofertën e gjigantit evropian pas largimit nga Real Madridi
Next Article Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.