Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Krasniqi: Në secilin shtab të UÇK-së kishte monitorues amerikanë dhe të OSBE-së

Press Online19 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-ushtari i UÇK-së, Dradan Krasniqi, ka folur për përvojën e tij gjatë luftës, duke theksuar vështirësitë dhe sakrificat me të cilat janë përballur luftëtarët.

Në Debat Plus, ai tha se Malisheva, si zonë e lirë ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm, ka qenë një nga qendrat kryesore të aktivitetit të UÇK-së.

Sipas tij, në të gjitha shtabet e UÇK-së kanë qenë të pranishëm edhe monitorues ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të OSBE-së, ndërsa në Malishevë ka pasur edhe zyrë të ish-diplomatit amerikan, William Walker.

Krasniqi theksoi se UÇK-ja ka pasur strukturë komanduese, por shtoi se lufta, sipas tij, ka qenë e pastër dhe e drejtë.

“Na Malishevë që ka qenë zonë e lirë që ka qenë shtabi i përgjithshëm aktiviteti i tyre ka qenë më së shumti në atë zonë. Në secilin shtab të UÇK-së, ka pasur monitorues të ambasadës amerikane ka pasur edhe të OSBE në Malishevë ka qenë edhe zyre  e William Wolker… Ne kemi pasur një lloj komande por nuk duhet me frikësu kjo se nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa luftë të pastër edhe të drejtë”, ka thekauar ai.

Ai përmendi edhe vështirësitë në komunikim dhe mungesën e informacionit gjatë luftimeve, duke thënë se shpeshherë nuk e dinin nëse bashkëluftëtarët ishin gjallë apo jo.

“Në rrugëtimin tonë në luftën që është bërë kemi pasur shumë pengesa shumë shkëputje të komunikimit, nuk e kemi ditur a i kemi shokët gjallë, ke dalë në një betejë ke përfunduar në një regjion tjetër… Shumë herë më vjen keq ta them që kemi qenë në luftë nuk kemi mundur të mbronim, e kam pa nënën time e ka pasur gjyshen në krah duke e larguar prej fshatit edhe kam qenë i pafuqishëm me mbrojt, kam parë në një fshat që s’po e përmend emrin kam parë është e dhimbshëm edhe në çfarë gjendje i kam parë mbi 40 femra të përdhunuara, do të thotë rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë”, ka deklaruar ai.

Previous Article“Jam takuar me mamin e Onos, si dhëndër ai…”/ Flet për herë të parë mamaja e Gretës për propozimin!
Next Article E pabesueshme: Wolves barazon rezultatin ndaj Arsenalit krejt në fund

Lajme të ngjashme

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.