Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kërkohet vendim rrufe nga UEFA për çështjen Prestiani-Vinicius, Real Madrid dorëzon provat për shfaqjet e racizmit!

Press Online19 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Klubi i Real Madrid ka bërë të ditur sot se ka dorëzuar në UEFA të gjitha provat që dispononte rreth ngjarjeve të racizmit në stadiumin e Lisbonës, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Benfikës vendase.

Sigurisht tema kryesore është përplasja Prestiani-Vinicius, me këtë të fundit që raportoi te gjyqtari se ishte fyer nga argjentinasi me shprehjet “majmun”. Futbollisti i Benfikës ka mohuar gjithçka, ndërsa është e vështirë për momentin të vërtetohet çfarë ka ndodhur pasi ai mbulonte gojën me fanellë teksa i fliste Viniciusit.

 “Klubi i Real Madridit njofton se sot i ka paraqitur UEFA-s të gjitha provat që disponon në lidhje me incidentet që ndodhën të martën e kaluar, më 17 shkurt, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve që skuadra jonë luajti në Lisbonë kundër Benfikës.

Klubi ynë ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetimin e hapur nga UEFA pas akteve të papranueshme të racizmit që ndodhën gjatë asaj ndeshjeje.

Real Madridi shpreh mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe dashurinë e treguar ndaj lojtarit tonë Vinicius Jr. nga të gjithë sektorët e botës së futbollit.

Real Madridi do të vazhdojë të punojë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, për të zhdukur racizmin, dhunën dhe urrejtjen në sport dhe në shoqëri”, shkruhej në komunikatën e madrilenëve.

Tashmë pritet që UEFA të mblidhet dhe të marrë një vendim urgjent rreth kësaj çështje, pasi ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet në mesjavën e ardhshme.

Previous ArticleKurti uron Ramazanin: Ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë e përmbushje shpirtërore
Next Article Ulet numri i rasteve të gripit, krahasuar me javën e kaluar

Lajme të ngjashme

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.