Reisul Ulema H. Shaqir ef. Fetai uron Ramazan të begatë: Pajtim, falje dhe unitet në komunitet

featured
Press Online
18 Shkurt 2026, 13:44

Në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Reisul Ulema H. Shaqir ef. Fetai, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të institucioneve të saj, i uroi besimtarët në vend dhe në mërgim.

Në mesazhin e tij, Reisul Ulema theksoi rëndësinë e pajtimtarisë me Allahun dhe me njëri-tjetrin, duke nxitur pendimin e sinqertë, faljen dhe mirëkuptimin. Ai ftoi besimtarët që të përdorin këtë muaj si mundësi për pastrimin e zemrave, forcimin e besimit dhe ngritjen morale.

Në veçanti, Reisul Ulema u lut që:

  • Zemrat e besimtarëve të pastrohen nga çdo barrë e panevojshme;

  • Familjet të mbushen me qetësi dhe mirëkuptim;

  • Bashkësia të forcohet në unitet dhe përgjegjësi institucionale;

  • Vendi të begatohet me paqe, drejtësi dhe stabilitet.

“Le të fillojmë këtë Ramazan me vendosmëri për ndryshim të vërtetë, duke bërë sinqeritetin themel të çdo veprimi dhe përgjegjësinë kriter të çdo vendimi”, përfundon mesazhi, përcjell PressOnline.al

Reisul Ulema H. Shaqir ef. Fetai uroi besimtarëve një Ramazan të begatë, agjërim të lehtë dhe të pranuar, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit dhe mirëkuptimit në komunitet.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.