Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Proteinat bimore mund t’ju zgjatin jetën?! Ja se çfarë thonë studimet…

Press Online18 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dihet se ushqimi i pasur me proteina është i rëndësishëm për kocka dhe muskuj të fortë, por ai mund të ndikojë edhe në jetëgjatësi. Ja çfarë thotë shkenca për rolin e proteinave bimore në një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Studiuesit prej vitesh kërkojnë “formulën ideale” të stilit të jetesës, atë që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rënda si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, duke kontribuar njëkohësisht në jetëgjatësi. Studimet tregojnë vazhdimisht se ushqimi i balancuar dhe aktiviteti fizik janë ndër faktorët kryesorë që ndihmojnë trupin të mbetet i shëndetshëm me kalimin e viteve. Nutricionistja thekson se nuk ekziston një dietë e vetme perfekte, por ka ushqime që forcojnë sistemin mbrojtës të organizmit dhe ndihmojnë në zgjatjen e jetës. Ajo nënvizon rëndësinë e një diete të balancuar që përfshin të gjitha makronutrientët.

Lidhja mes proteinave dhe jetëgjatësisë

Sëmundjet e zemrës dhe kanceri janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Hulumtimet tregojnë se rritja e konsumit të proteinave bimore mund të ulë rrezikun për të dyja këto sëmundje. Autorët e studimit theksojnë se rritja e proteinave bimore në dietë është relativisht e lehtë, mjafton zëvendësimi i një pjese të proteinave shtazore dhe kjo mund të ketë ndikim të madh në shëndetin publik dhe jetëgjatësinë.

Çfarë zbuloi studimi?

Një grup studiuesish amerikanë dhe iranianë analizuan rezultatet e 32 studimeve afatgjata, që përfshinin mbi 715 mijë persona të rritur dhe zgjatën deri në 32 vjet.

Rezultatet treguan se:

  • Personat me konsum më të lartë të proteinave kishin rreth 6% rrezik më të ulët vdekshmërie.
  • Proteinat bimore lidhen me 8% rrezik më të ulët vdekshmërie totale.
  • Rreziku për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare ishte 12% më i ulët.
  • Efekti konkret i proteinave bimore
  • Sipas analizës, rritja e përditshme e proteinave bimore me vetëm 3% mund të ulë rrezikun e vdekjes së hershme me rreth 5%.

Për shembull, në një dietë me rreth 2.500 kalori në ditë, zëvendësimi i rreth 75 kalorive nga ushqime të tjera me arra ose bishtajore mund të sjellë përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Ushqimet më të pasura me proteina bimore

Proteinat shtazore gjenden në mish, peshk, vezë dhe produkte qumështi. Ndërsa burimet kryesore bimore janë:

  • arrat dhe farat
  • fasulet dhe thjerrëzat
  • tofu dhe soja
  • quinoa
  • bizelet
  • gjalpi i arrave

Si të rrisni konsumimin e proteinave bimore

 Praktikoni një ditë pa mish

Një ditë në javë pa mish mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për shtim peshe, kancer dhe sëmundje kronike.

 Zëvendësoni gradualisht proteinat shtazore

Ekspertët sugjerojnë që një pjesë e proteinave shtazore të zëvendësohen me burime cilësore bimore.

Diversifikoni burimet

Konsumimi i 5–7 porcioneve proteinash bimore në javë mund të ulë ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe vdekje të parakohshme. Rritja e proteinave bimore në dietë është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të përmirësuar shëndetin dhe për të zgjatur jetën. Zëvendësimi gradual i proteinave shtazore me burime bimore mund të ulë rrezikun për sëmundje kronike dhe të kontribuojë në një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Previous ArticleSpalletti nuk është më i sigurt tek Juventus, rrezikon largimin në fund të edicionit
Next Article Rogerti shpërthen ndaj Selinës: Familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.