Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Studim/Leximi dhe shkrimi mund të ulin rrezikun e demencës me gati 40%!

Press Online15 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Leximi, shkrimi dhe mësimi i gjuhëve të huaja mund të ulin rrezikun e demencës me gati 40 për qind, sipas një studimi të ri që sugjeron se miliona njerëz mund ta parandalojnë ose ta vonojnë shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Demenca është një nga kërcënimet më të mëdha shëndetësore në botë. Numri i njerëzve që jetojnë me këtë gjendje pritet të trefishohet dhe të kalojë 150 milionë globalisht deri në vitin 2050. Ekspertët paralajmërojnë se kjo paraqet një rrezik të madh dhe në rritje të shpejtë për sistemet shëndetësore dhe sociale në çdo komunitet dhe vend.

Studiues nga Shtetet e Bashkuara zbuluan se përfshirja në aktivitete intelektualisht stimuluese gjatë gjithë jetës, si leximi, shkrimi apo mësimi i një gjuhe të re, lidhet me një rrezik më të ulët për sëmundjen e Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës, si dhe me një rënie më të ngadaltë të aftësive njohëse. Autorja e studimit, Andrea Zammit nga Rush University Medical Center në Chicago, tha se zbulimi tregon se shëndeti kognitiv në moshë të thyer ndikohet “fuqishëm” nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj mjediseve që stimulojnë mendjen gjatë gjithë jetës.

“Sipas gjetjeve tona, angazhimi i rregullt në një sërë aktivitetesh që stimulojnë trurin mund të bëjë diferencë reale për funksionet njohëse. Investimet publike që zgjerojnë qasjen në mjedise pasuruese, si bibliotekat dhe programet e hershme arsimore që nxisin dashurinë për të mësuar gjatë gjithë jetës, mund të ndihmojnë në uljen e rasteve të demencës”, tha ajo.

Studiuesit ndoqën 1,939 persona me moshë mesatare 80 vjeç, të cilët nuk kishin demencë në fillim të studimit. Ata u monitoruan për një periudhë mesatare prej tetë vitesh. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë mbi aktivitetet njohëse dhe burimet e të mësuarit në tre faza të jetës së tyre, shkruan The Guardian. Pasurimi i hershëm, para moshës 18 vjeç, përfshinte sa shpesh u lexohej, sa shpesh lexonin libra, nëse kishin qasje në gazeta dhe atlase në shtëpi, si dhe nëse kishin mësuar një gjuhë të huaj për më shumë se pesë vjet.

Previous ArticleVeliu – Ilievski të pamëshirshëm ndaj Llapit, Prishtina realizon dy gola të shpejtë ndaj Llapit
Next Article Ermal Mamaqi zbulon incidentin me Rogertin! “Më sulmoi me fjalët më të forta”

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.