Rogerti shpërthen në lot pas letrës së partneres në BBVA

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Momente të mbushura me emocion dhe ndjenja të forta janë përjetuar sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania me rastin e Shën Valentinit. Banorët u surprizuan me trëndafila dhe letra personale nga partnerët e tyre, duke krijuar një atmosferë mjaft të ndjerë brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Një nga momentet më prekëse ishte ai i Rogertit. Në një video të publikuar në Instagram, ai shihet teksa merr letrën nga partnerja e tij, por e ka të pamundur ta lexojë me zë për shkak të emocioneve. “Lexoje”, i thotë një prej banorëve, ndërsa ai përgjigjet mes lotësh: “S’mundem o vëlla”.

Letra u lexua më pas nga një tjetër banor, i cili përcolli fjalët e dashurisë: “Dashuria ime, mos u shqetëso për zërat, unë nuk largohem kaq lehtë. Antagonisti im i preferuar, zemra ime rreh vetëm për ty, të dua!”

Fjalët prekëse duket se e thyen plotësisht Rogertin, i cili shpërtheu në lot dhe u shpreh: “Më mungon o dreqe”. Banorët e tjerë iu afruan menjëherë për ta përqafuar dhe për t’i dhënë mbështetje në këtë moment delikat.

Surpriza e Shën Valentinit solli jo vetëm buzëqeshje, por edhe lot gëzimi e mall brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke dëshmuar edhe një herë se ndjenjat e vërteta arrijnë të depërtojnë edhe përtej mureve të lojës.

The post Rogerti shpërthen në lot pas letrës së partneres në BBVA appeared first on iconstyle.al.

Rogerti shpërthen në lot pas letrës së partneres në BBVA
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter