Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Rogert Sterkaj dhe Selin Bollati pas spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Përplasja nisi pasi Rogerti e ngacmoi vazhdimisht Selinin për orientimin e saj seksual, pas një puthjeje në buzë që ajo kishte shkëmbyer me Greta.
Banorja reagoi ashpër ndaj komenteve të tij, duke theksuar se orientimi i saj është çështje personale dhe se çdo individ ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta.
Çfarë është problemi yt me orientimin tim seksual? Nuk është problem të pëlqesh një femër, njerëzit kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan
-u shpreh ajo gjatë debatit.
Nga ana tjetër, Rogerti vijoi me komentet e tij, ndërsa Selini i kundërpërgjigj duke deklaruar hapur:
Jam lesbike dhe çfarë? Çfarë të duhet ty?
-duke theksuar se askush nuk duhet të gjykohet për zgjedhjet personale.
Sipas raportimeve, Rogerti ka bërë ngacmime të ngjashme edhe ndaj Kristi Lamaj, duke e vendosur gjithashtu në siklet me komente për çështje personale.
Banori njihet për stilin e tij provokues të lojës në format, i cili shpesh përfshin debate, komente të forta dhe përballje me banorët e tjerë brenda shtëpisë.



