Aktorja Jessica Alba dhe producenti Cash Warren kanë finalizuar zyrtarisht divorcin e tyre, dy vite pasi njoftuan ndarjen. Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura të premten, ish-çifti ka arritur marrëveshje për ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre.
Dokumentet tregojnë se të dy kanë hequr dorë nga e drejta për aliment ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Warren do të marrë tre milionë dollarë nga Alba për të barazuar ndarjen e pasurive. Shuma do të paguhet në dy këste prej 1.5 milionë dollarësh, një menjëherë dhe një tjetër brenda një viti.
Çifti kanë tre fëmijë: vajzat Honor Marie dhe Haven Garner, si dhe djalin Hayes Alba. Ata i dhanë fund marrëdhënies në vitin 2024, ndërsa kërkesa për divorc u dorëzua në janar të vitit të kaluar, pas 16 vitesh martesë dhe rreth 20 vitesh bashkëjetesë.
Jessica Alba dhe Cash Warren u njohën në vitin 2004 gjatë xhirimeve të filmit Fantastic Four dhe u martuan në vitin 2008 në një ceremoni intime në Los Angeles.



