Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Misteri i vdekjes së Jeffrey Epstein rihapet? Dokumentet e reja zbulojnë “flash-in portokalli” që tronditi hetuesit!

Press Online14 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dokumente të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA kanë rikthyer dyshimet mbi vdekjen e financierit Jeffrey Epstein, duke zbuluar detaje të reja që po nxisin teori dhe debat të fortë publik.

Sipas materialeve hetimore, kamerat e sigurisë në burgun Metropolitan Correctional Center në Manhattan kanë kapur një “flash portokalli” misterioz në shkallët që çonin drejt sektorit ku ndodhej qelia e Epstein, vetëm disa orë para se ai të gjendej i vdekur në gusht të vitit 2019.

Pamjet tregojnë një figurë të paqartë me ngjyrë portokalli që lëvizte në një orar kur të burgosurit duhej të ishin të mbyllur në qelitë e tyre.

Ky detaj është vetëm një nga elementët që kanë shtuar dyshimet mbi versionin zyrtar se Epstein vrau veten ndërsa priste gjyqin për trafik seksual.

Një memorandum i FBI sugjeron se figura mund të ketë qenë një i burgosur ose një person me uniformë burgu, ndërsa hetues të tjerë pretendojnë se mund të ishte një punonjës që transportonte materiale.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu një sërë parregullsish serioze: kamerat pranë qelisë nuk funksiononin siç duhet, rojet nuk kryen kontrollet e detyrueshme gjatë natës dhe një njoftim zyrtar për vdekjen e tij ishte hartuar me datë para se ai të ndërronte jetë, një gabim që autoritetet e quajtën “teknik”.

Në të njëjtën kohë, materialet hedhin dritë mbi negociata të mundshme mes avokatëve të Epstein dhe autoriteteve federale për një marrëveshje bashkëpunimi, që mund të përfshinte zbulimin e emrave të personave të tjerë të përfshirë.

Edhe pse vdekja e tij u shpall zyrtarisht vetëvrasje, dokumentet e reja dhe mospërputhjet e shumta kanë rindezur teoritë se Epstein mund të jetë vrarë për të mos dëshmuar në gjyq.

Gati shtatë vite pas ngjarjes, rrethanat e vdekjes së tij mbeten një nga misteret më të debatuara në SHBA.

Previous ArticleSony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray!
Next Article SHBA kryen 10 sulme ajrore kundër mbi 30 objektivave të ISIS-it në Siri

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.