Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Taravari: Alfabeti shqiptar, rojtari i identitetit tonë kombëtar!

22 Nëntor 2026

Kasami: Me sistemin “One Stop Shop”, Shqipëria dhe Maqedonia më afër se kurrë

22 Nëntor 2026

Mexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag të marshit më 17 shkurt: Çlirimtarët i presim të kthehen në shtëpi

Press Online14 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan sot familjen e Jakup Krasniqit, i cili po gjykohet në Hagë, në fazën finale të procesit.

Ata u pritën nga bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, dhe djali, Altin Krasniqi, me të cilët zhvilluan një bisedë të hapur dhe solidarizuese në këtë moment vendimtar për familjen dhe për vendin.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e platformës shprehën mbështetje të plotë për familjen Krasniqi dhe ritheksuan besimin e tyre se lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Ata gjithashtu njoftuan për aktivitetet dhe mobilizimin qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

“Solidariteti me familjet e çlirimtarëve është detyrim moral dhe qytetar. Ne qëndrojmë pranë tyre me bindjen se drejtësia do të triumfojë,” tha Eliza Hoxha.

“Marshi i 17 shkurtit është zë i përbashkët qytetar për drejtësi dhe dinjitet. Presim që çlirimtarët në Hagë të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre,” u shpreh Ismail Tasholli.

Nga ana e tyre, bashkëshortja Sevdije Krasniqi dhe djali i saj, Altin Krasniqi, falënderuan platformën “Liria ka Emër” për vizitën dhe angazhimin qytetar në këtë fazë vendimtare.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë vizitat dhe mobilizimin në të gjithë Kosovën, duke ftuar qytetarët që, më 17 shkurt, të bashkohen në një marsh paqësor dhe dinjitoz në mbrojtje të drejtësisë dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Previous ArticleSHBA kryen 10 sulme ajrore kundër mbi 30 objektivave të ISIS-it në Siri
Next Article Çfarë ndeshje, Fenerbahce barazon shifrat ndaj Trabzonspor, spektakël i madh

Lajme të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Taravari: Alfabeti shqiptar, rojtari i identitetit tonë kombëtar!

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përcjellë një urim me…

Kasami: Me sistemin “One Stop Shop”, Shqipëria dhe Maqedonia më afër se kurrë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka përshëndetur hyrjen në fuqi të sistemit…

Mexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka rikujtuar përpjekjet e para 20 viteve…

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e Ditës së Alfabetit të…

22 Nëntori, dita që bashkoi shqiptarët përmes alfabetit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot, më 22 nëntor, shqiptarët kudo që jetojnë shënojnë Ditën e Alfabetit…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.