Dy punonjës të Policia e Shtetit, edhe pse jashtë orarit të shërbimit, kanë dhënë një shembull integriteti duke gjetur dhe kthyer një çantë me 1000 euro, dokumente personale dhe celular. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën e Rinasit, teksa ata po ktheheshin nga Tirana drejt Lezhës dhe Shkodrës.
Pasi verifikuan të dhënat përmes dokumenteve dhe rrjeteve sociale, efektivët arritën të identifikojnë dhe kontaktojnë pronarin, një 34-vjeçar nga Kavaja, të cilit ia dorëzuan çantën me të gjitha sendet brenda. Veprimi është përgëzuar publikisht nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, i cili e cilësoi si gjest që forcon besimin e qytetarëve te policia.(INA)



