Demi Lovato merr vendimin e vështirë, anulon disa koncerte për të mbrojtur shëndetin?!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Demi Lovato ka vendosur të bëjë një hap pas dhe të ndryshojë planet e turneut të saj të ardhshëm, duke vënë shëndetin në plan të parë. Këngëtarja 33-vjeçare ka pranuar publikisht se e kishte tepruar me planifikimin fillestar dhe se orari i ngarkuar kishte kaluar kufijtë e asaj që ishte realisht e përballueshme.

Përmes një postimi në Instagram, Lovato u drejtua fansave duke shprehur entuziazmin për rikthimin në skenë këtë vit dhe dëshirën për të vizituar sa më shumë qytete. Megjithatë, ajo sqaroi se disa koncerte nuk do të zhvillohen, pasi ka vendosur të rregullojë orarin për të shmangur lodhjen e tepërt.

Ndërsa fillova të përgatitesha për turneun, kuptova se e kam kaluar vijën e asaj që është e mundur

-shkroi artistja.

Ajo theksoi se, për të mbrojtur shëndetin e saj dhe për të garantuar performancën më të mirë në çdo koncert, i duhet më shumë kohë për pushim dhe prova, si dhe një orar me më shumë ditë pushimi.

Si pasojë e këtij vendimi, Demi Lovato njoftoi anulimin e shfaqjeve në Karolinën e Veriut, Atlanta, Nashville, Denver dhe Las Vegas. Këngëtarja shprehu keqardhjen për fansat që kishin planifikuar të merrnin pjesë, duke kërkuar ndjesë për zhgënjimin e shkaktuar.

Në mbyllje të mesazhit, ajo siguroi ndjekësit se mbetet shumë e emocionuar për turneun dhe mezi pret të rikthehet në skenë:

Ju falënderoj gjithmonë për mbështetjen. Ju dua dhe mezi pres t’ju shoh së shpejti.

Demi Lovato merr vendimin e vështirë, anulon disa koncerte për të mbrojtur shëndetin?!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter