Britney Spears shet të drejtat e katalogut muzikor për shumën marramendëse!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Britney Spears ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor kompanisë amerikane Primary Wave, e cila merret me menaxhimin dhe investimin në të drejtat muzikore. Sipas burimeve, këngëtarja 44-vjeçare ka përfituar rreth 200 milionë dollarë nga kjo marrëveshje. Në katalog përfshihen hite ikonike si “…Baby One More Time” dhe “Oops!… I Did It Again”. Spears i bashkohet kështu një liste të gjatë artistësh të njohur, si Bruce Springsteen dhe Bob Dylan, të cilët kanë shitur të drejtat e krijimtarisë së tyre muzikore.

Nuk është ende e qartë se cilat të drejta specifike janë transferuar në këtë marrëveshje. Sony Music zotëron dhe kontrollon të drejtat mbi katalogun diskografik të Spears, ndërsa vetë artistja nuk është autore e shumicës së këngëve të saj më të famshme, çka do të thotë se vlera kryesore lidhet me regjistrimet muzikore. Primary Wave zotëron dhe administron katalogë të artistëve të njohur si Stevie Nicks, Prince, Whitney Houston dhe Biggie Smalls, duke i menaxhuar ato për përfitime afatgjata.

Marrëveshja vjen pas disa vitesh të trazuara për Spears. Në vitin 2021 ajo u lirua nga kujdestaria ligjore e të atit. Më pas u martua me Sam Asghari, por çifti u nda pak kohë më vonë. Në vitin 2023 publikoi librin autobiografik “The Woman in Me”, të drejtat e të cilit u blenë nga Universal në 2024. Një film biografik për jetën e saj është në përgatitje, me regji të Jon Chu dhe prodhim nga Marc Platt.

Britney Spears ka ndarë sërish një rrëfim emocional mbi raportet e saj të vështira familjare, duke pranuar se pas gjithë asaj që ka përjetuar ndër vite, ende ndihet e vetmuar dhe e pasigurt. Në një postim të publikuar në Instagram më 4 shkurt, këngëtarja theksoi se lidhja njerëzore është thelbësore për çdo individ dhe se izolimi, i paraqitur dikur si “kujdes” apo “ndihmë”, ka qenë një gabim i madh në jetën e saj.

Britney Spears shet të drejtat e katalogut muzikor për shumën marramendëse!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter