Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së tij personale. Artisti dhe bashkëshortja e tij, Fjolla Fetinci, janë në pritje të fëmijës së parë, duke hapur kështu një kapitull të ri plot emocione për çiftin.
Lajmi u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Bujupi publikoi një foto të veçantë dhe simbolike. Çifti shfaqet i ulur në një ambient intim, ndërsa në sfond projektohet ekoja e bebit, një detaj që preku menjëherë ndjekësit.

Krahas imazhit, këngëtari shkroi:
Nga dashuria jonë po lind një jetë e re. Mirë se vjen, engjëlli ynë
-duke konfirmuar pritjen e ëmbël.
Si gjithmonë, Ardian Bujupi ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me elegancë dhe diskrecion, në përputhje me mënyrën se si e ka mbajtur larg syrit publik jetën e tij private. Kujtojmë se ai dhe Fjolla Fetinci kurorëzuan dashurinë në verën e vitit 2023, në një ceremoni të mbyllur në Gjermani, larg zhurmës mediatike.
Postimi u prit me shumë entuziazëm në rrjet, ku figura të njohura të muzikës dhe showbiz-it shqiptar nxituan ta urojnë çiftin.
Lajmi për ardhjen në jetë të fëmijës së parë të Bujupit ka emocionuar fansat, të cilët i kanë dërguar çiftit qindra mesazhe dashurie dhe urimesh.



