Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Modriç, pasuesi më i mirë i pesë kampionateve “big”.

Press Online10 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ndikimi i Luka Modriçit te bota kuqezi nuk ka qenë thjesht një goditje marketingu, por një revolucion i vërtetë taktik dhe karizmatik. I ardhur në moshën 40- vjeçare për të realizuar ëndrrën e kultivuar që në fëmijëri, kur admironte bëmat e Zvonimir Bobanit, ylli kroat ka marrë çelësat e mesfushës së Masimiliano Alegrit, duke treguar se klasi nuk ka afat skadence. Sipas asaj që raporton “TMW”, kontributi i tij po rikujton, për lidership dhe peshë specifike, atë që pati Zlatan Ibrahimoviç në rikthimin e tij nga SHBA-të.

Modriç po jeton një rini të dytë në një rol të pazakontë, atë të mesfushorit para mbrojtjes, ku po rishkruan standardet e këtij pozicioni. Jo vetëm tru, por edhe muskuj. Pavarësisht moshës, Luka nuk ka nevojë për “qen roje” që të vrapojnë për të. Falë pozicionimit perfekt dhe një inteligjence jashtë çdo norme, ai është shndërruar në një rikuperues të jashtëzakonshëm topash, duke ndërprerë një numër të madh trajektoresh në treçerekun e vet të fushës.

Të dhënat e “Gradient Sports” janë mbresëlënëse. Duke kontekstualizuar çdo veprim teknik, Modriçi rezulton aktualisht pasuesi më i mirë në pesë kampionatet kryesore europiane. Zgjedhjet e tij janë gjithmonë të sigurta, kurrë banale, dhe i vendosin vazhdimisht shokët e skuadrës në kushte ideale për të sulmuar mes linjave.

Alegri, që shijon spektaklin me buzëqeshje, e ka administruar përdorimin e tij në mënyrë pothuajse perfekte, duke i lejuar të jetë boshti i një Milani të vendosur fort në vendin e dytë.

Kontrata e firmosur në verë parashikon një opsion për një sezon tjetër (2026-27), por klauzola është e njëanshme. Vetëm lojtari do të vendosë nëse do të vazhdojë. Aktualisht Modriç nuk i ka sqaruar ende rezervat, siç konfirmohet edhe nga Passerini. Ai është i përqendruar vetëm te fundi i sezonit dhe objektivi Champions, i lumtur që po jeton këtë “magji” në një qytet dhe klub ku ndihet mrekullisht. Vendimi do të vijë pas disa muajsh, por trashëgimia që po u lë shokëve të skuadrës, të mahnitur nga përkushtimi i tij, është tashmë e paçmueshme.

Previous ArticleDasmë e vërtetë LIVE në Super Bowl? Detaji që tronditi rrjetin gjatë performancës së Bad Bunny!
Next Article Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.