Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lojërat Olimpike/ Karl fitore dhe festë të çmendur në ‘snowboard’!

Press Online10 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Benjamin Karl shkroi historinë në Lojërat Olimpike, duke u bërë sportisti i parë që fiton 4 medalje në ‘snowboard’. Austriaku ia doli të mbronte medaljen e artë nga ‘Pekin 2022’, duke mposhtur në finale koreanin Kim Sangkyum. Ky sukses në Giant Slalom për meshkuj i dha Austrisë medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina. Sigurisht dhe festa ishte e pazakontë. Benjamin Carl hoqi me radhë uniformën dhe të gjithë bluzat duke treguar muskujt në Cortina.

Garë e jashtëzakonshme në patinazh për Sander Eitrem, i cili vetëm dy javë pasi vendosi rekord botëror në disiplinën 5000 metra për meshkuj, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike duke vendosur edhe rekord. Norvegjezi përmirësoi kohën e tij me gati 3 sekonda, duke e ndalur kronometrin në kohën 6 minuta, 3 sekonda e 95 të qintat. Numri 1 në botë i këtij sporti Matodej Jilik, i cili garoi kundër Eitrem në çiftin e parafundit, mori medaljen e argjendtë.

Ky sukses i Sander Eitrem i dha Norvegjisë medaljen e tretë të artë në këto Lojëra Olimpike, duke lënë pas në vendin e dytë Amerikën me dy të artë deri më tani. Delegacioni i SHBA, duhet theksuar se është më i madhi në Lojërat Olimpike të Milano-Cortina-s me 232 atletë. Megjithatë Norvegjia kuptohet si shteti i cili do të marrë më shumë medalje në këto Lojëra Olimpike. Për t’u theksuar që në ditën e tretë Italia fitoi 6 medalje, 5 të bronzta dhe 1 të argjendtë. Rekord për axurrët të cilët deri më tani janë shteti më me shumë medalje, 9.

LEXO EDHE: Alarm në Lojërat Olimpike Dimërore! Norovirusi trondit hokejin, diarre masive!

Ndërkohë gara e parë për sportistët shqiptarë do të jetë me 11 shkurt me Deni Xhepën, i cili garon në skitë alpine në disiplinën Super G. I njëjti skiator garon më 14 shkurt në disiplinën Giant Slalom, ndërsa me 15 shkurt do të jetë Lara Colturi nga e cila pritet medalje për Shqipërinë.

Deri më tani janë kompletuar 13 evente nga 116 të parashikuara në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina.

Previous ArticleRomancë në tribunë? Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian kapen bashkë për herë të parë në Super Bowl!
Next Article Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time, puna e presidentit është më e rrezikshmja në botë

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.