Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Keni probleme me zemrën? Ndaloni së marri Omega-3!

Press Online10 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Acidet yndyrore omega-3 prej vitesh konsiderohen sinonim i shëndetit. Shumë prej nesh i marrin pothuajse rutinë, në formë vaji peshku apo vaji liri, me bindjen se po bëjnë diçka të mirë për zemrën, trurin dhe shëndetin e përgjithshëm. Megjithatë, një studim i ri dhe i gjerë shkencor sjell të dhëna që kërkojnë kujdes, veçanërisht te personat që nuk kanë probleme kardiake. Omega-3 janë acide yndyrore esenciale që luajnë rol kyç në ndërtimin e qelizave të trurit, ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe uljen e proceseve inflamatore në organizëm. Trupi ynë nuk i prodhon vetë, prandaj duhet t’i marrim përmes ushqimit ose suplementeve.

Burimet natyrore të omega-3 përfshijnë peshqit e yndyrshëm si salmoni dhe skumbria, por edhe burime bimore si fara e lirit, farat chia dhe arrat. Sipas rekomandimeve të NHS, këshillohet konsumimi i dy racioneve peshk në javë. Megjithatë, suplementet janë lehtësisht të disponueshme dhe shpesh shihen si “rruga më e shkurtër” drejt një marrjeje optimale. Studimi, i realizuar nga shkencëtarë të Sun Yat-sen University dhe i publikuar në revistën prestigjioze mjekësore BMJ, analizoi të dhënat e mbi 400.000 personave nga baza UK Biobank, gjatë një periudhe 12-vjeçare.

Rezultatet treguan se te të rriturit e shëndetshëm që merrnin rregullisht vaj peshku u vu re 13% rritje e rrezikut për zhvillim të fibrilacionit atrial (çrregullim i ritmit të zemrës), 5% rritje e rrezikut për goditje në tru. Këto gjetje janë veçanërisht të rëndësishme sepse lidhen me persona që nuk kishin sëmundje kardiake të diagnostikuara dhe që i merrnin suplementet në mënyrë parandaluese, me qëllimin për të mbrojtur shëndetin.

Interesant është fakti se i njëjti studim tregoi efekt të kundërt te personat që tashmë kanë probleme me zemrën. Tek ata, marrja e omega-3 u shoqërua me 15% ulje të rrezikut që fibrilacioni atrial të kalojë në infarkt, 9% ulje të rrezikut të vdekshmërisë te pacientët me insuficiencë kardiake. Me fjalë të tjera, ajo që për disa pacientë është e dobishme, për të tjerë mund të jetë e panevojshme ose të mbartë edhe rreziqe shtesë. Lidhur me këtë studim reagoi edhe British Heart Foundation, duke theksuar një aspekt shumë të rëndësishëm: studimi tregon lidhje statistikore, por nuk dëshmon drejtpërdrejt shkak-pasojë. 

 

Previous ArticleKemi disa vendime për të marrë në merkato, po punojmë fort me drejtorin sportiv
Next Article Timothée Chalamet “prezanton” fanellën e re të Saint-Etienne në televizionin francez!

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.