Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Nuk po kthehem më tek ai…” Kate Cassidy shpërthen në lot teksa rikthehet në shtëpinë ku jetonte me Liam Payne!

Press Online8 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kate Cassidy është shfaqur e shkatërruar emocionalisht gjatë një momenti prekës që ndau me ndjekësit e saj, teksa u rikthye në shtëpinë në Angli ku kishte jetuar me partnerin e saj të ndjerë, Liam Payne.

Influencerja amerikane, 25 vjeçe, nuk i mbajti dot lotët ndërsa rrëfeu dhimbjen e thellë që po përjeton pas humbjes së këngëtarit.

Ish-anëtari i One Direction humbi jetën në moshën 31-vjeçare në tetor 2024, pas një rënieje tragjike nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Raportet mjekësore konfirmuan se në organizmin e tij ishin gjetur alkool dhe kokainë.

Në një video të publikuar në TikTok, Kate tregoi se kishte qëndruar për rreth 45 minuta në makinë, përpara shtëpisë ku dikur e priste Liam.

Është e pamundur ta kuptosh që nuk po hyj më në oborr dhe të shkoj në shtëpi, ku ai do të ishte aty duke më pritur

-u shpreh ajo mes lotësh.

Ajo pranoi se kishte menduar se ky rikthim do ta ndihmonte të ecte përpara, por ndodhi e kundërta.

Kam provuar shumë gëzim në jetë, por kurrë nuk kam ndjerë një dhimbje kaq të madhe. Ndihem sikur kam bërë pesë hapa pas

-tha Kate, duke shtuar se gjithçka që dikur i sillte ngushëllim tani i sjell vetëm trishtim.

Cassidy rrëfeu se edhe pse po përjeton dhimbje të madhe, ajo e do ende atë vend, sepse aty nisi gjithçka mes saj dhe Liam.

Këtu filloi jeta jonë bashkë. Është shumë e vështirë

-tha ajo.

Kate kishte qenë me Liam në Argjentinë, por ishte larguar drejt rezidencës së tij në Florida vetëm dy ditë para ngjarjes fatale. Çifti kishte qenë bashkë për dy vite dhe ajo ka dokumentuar hapur rrugëtimin e saj me dhimbjen dhe ziën në rrjetet sociale.

Më herët, Kate kishte reaguar ashpër ndaj kritikave online, duke deklaruar se kushdo që do të ishte pjesë e jetës së saj në të ardhmen, duhet ta pranojë faktin se ajo do ta dojë gjithmonë Liam-in.

Ai nuk ishte thjesht një figurë e famshme për mua. Ai ishte i dashuri im, shoku im më i mirë dhe njeriu me të cilin mendoja se do të plakesha

-u shpreh ajo.

Kur një njeri vdes, vdes dy herë: herën e parë fizikisht dhe herën e dytë kur njerëzit ndalojnë së foluri për të. Unë nuk do ta lejoj Liam-in të vdesë për herë të dytë

-përfundoi Kate, duke prekur zemrat e ndjekësve të saj.

Previous ArticleE jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë nga Parisi
Next Article Super gol nga Marc Bernal, Barcelona shton epërsinë ndaj Mallorcas

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.