Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

E trishtë! Ndahet nga jeta babai i këngëtarit të njohur

Press Online8 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Skerdi ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të dhimbshme të jetës, duke bërë publik ndarjen nga jeta të babait të tij.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, artisti shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e figurës më të rëndësishme në jetën e tij. Ai foli për lidhjen e ngushtë me të atin, sakrificat dhe vlerat që ky i fundit i ka përcjellë ndër vite, si dhe për përpjekjen e gjatë për ta mbajtur pranë sa më gjatë.

Fjalët e Skerdit reflektojnë jo vetëm trishtimin e madh, por edhe krenarinë për forcën dhe dinjitetin me të cilin babai i tij përballoi sëmundjen.

Postimi i plotë:

“Nuk do ta kem me nje besnik.Nuk do ta kem me nje udherrefyes.Nuk do ta kem me nje shok me te mire.Nuk do te jem me me ty, baba…Mu keput nje pjese e zemres sime dhe ra, u thye pergjithmoneKjo mbreteri mbeti me nje karrige bosh, ku kurora eshte ende aty, e vendosur aty ku e le baba, dhe askush nuk guxon ta preke.

Baba, ti me bere kete qe jam sot, fale kultures tende dhe fale sakrifices me te cilen na rrite, na mesove dhe na edukove.Luftova per ty me muaj te tere qe te kishe akoma jete, duke u munduar e duke shpresuar se edhe nje here babi im do jetonte gjate, do permiresoheshe dhe do ta kaloje kete sfide… por na mposhti, baba…

Luftova me cdo ktheter qe me gjakoste shpirtin cdo dite neper korridore pa ndjenja, ku i laja me lot sa here gjeja nje cep, sepse nuk doja t’i shihje lotet e mia. E di qe do te rendonin edhe me shume mbi ty…

U mundova ta ruaja nje qetesi qe donte te shperthente si vullkan, nga shume gjera qe ti i di shume mire, baba.

Por heshta ne luginen e vetmise sime, pa uluritur ate mllef te madh qe me perbiente dite pas dite, sa here te shihja te shtrire ne spital…Tani je lart, tek i madhi Zot, dhe besoj se do kujdesesh per mua edhe pse je larg.

Dhe dicka qe me beri edhe me burre eshte se ti kurre nuk u ankove. Kurre nuk me the “s’jam mire”, “jam semure”. Thjesht luftove deri ne fund, pa u ndalur. Tek ty pash luftetarin me te mire te kesaj jete.

Tek ty pash gladiatorin qe kjo bote nuk do ta kete me, te pakten per mua.Pusho ne paqe, babi me i mire dhe me i drejte i kesaj bote. Mos u bej merak, nuk kam lene asgje pa bere. Cdo amanet qe me le, i kam kryer te gjitha.

Djali yt te do shume dhe do te doje deri ne frymen e fundit.

Dhe shpresoj qe nje dite, aty lart ku ke shkuar, te jemi serish bashke.TE DUA, KING I ZEMRES TIME”.

Previous ArticlePse PCOS po quhet gjithnjë e më shpesh “diabeti i vezoreve”!
Next Article Gooool: Manchester City “përmbys” gjithçka ndaj Liverpoolit

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.