Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Misteri i zhdukjes së nënës së gazetares së njohur amerikane, FBI vendos 50 mijë dollarë shpërblim!

Press Online7 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Autoritetet amerikane kanë intensifikuar kërkimet për Nancy Guthrie, 84 vjeçe, nëna e prezantueses së emisionit “Today” në NBC, Savannah Guthrie, e cila rezulton e zhdukur prej së dielës. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka shpallur një shpërblim prej 50,000 dollarësh për çdo informacion që çon në gjetjen e saj ose në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës për zhdukjen. “Për momentin, ne besojmë se Nancy Guthrie është ende diku atje”, deklaroi sherifi i Qarkut Pima, Chris Nanos, gjatë një konference për shtyp të enjten në Arizona. Në këtë konferencë morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të FBI-së në Arizona, një ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se kishte urdhëruar përfshirjen e autoriteteve federale në hetim.

Sipas sherifit, hetuesit kanë gjetur gjurmë gjaku në verandën e shtëpisë së Nancy Guthrie në Tucson, ndërsa kamera e ziles së derës ishte shkëputur pak pas orës 1:45 të mëngjesit të së dielës. Analizat laboratorike kanë konfirmuar se gjaku i përket asaj. Deri tani, autoritetet nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar apo person me interes. Kreu i zyrës së FBI-së në Phoenix, Hayth Jankey, konfirmoi shpërblimin prej 50 mijë dollarësh dhe paralajmëroi për raste mashtrimi.

Ai tha se autoritetet kanë kryer tashmë një arrestim ndaj një personi që tentoi të përfitonte nga situata duke paraqitur një kërkesë të rreme për shpërblim. Ndërkohë, prokurorët federalë në Arizona ngritën akuza ndaj një burri, Derrick Callela, i cili dyshohet se tentoi të zhvaturte familjen Guthrie. Sipas padisë, ai u dërgoi mesazhe anëtarëve të familjes duke pretenduar se kishte lidhje me një pagesë në bitcoin. Hetuesit konstatuan se mesazhet nuk kishin lidhje me rrëmbimin dhe se i dyshuari kishte vepruar për të testuar nëse do të merrte përgjigje.

Në një video emocionale të publikuar në Instagram, Savannah Guthrie u bëri thirrje personave që mund të kenë informacion të sigurojnë prova të qarta se nëna e saj është gjallë. “Jetojmë në një botë ku zërat dhe imazhet mund të manipulohen lehtësisht. Duhet të dimë me siguri absolute se ajo është gjallë”, tha ajo. Edhe vëllai i saj, Cameron Guthrie, u bëri thirrje publikisht autorëve të mundshëm që të kontaktojnë familjen.

Nancy Guthrie u raportua e zhdukur të dielën dhe u pa për herë të fundit në shtëpinë e saj në Tucson. Autoritetet lokale kanë deklaruar se ka shenja që ajo është marrë kundër vullnetit të saj, duke e trajtuar rastin si një rrëmbim të mundshëm. Presidenti Trump ka shprehur interes personal për çështjen dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me Savannah Guthrie. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se FBI ka angazhuar edhe Ekipin e Reagimit ndaj Incidenteve Kritike, i specializuar në raste rrëmbimi.

Previous ArticleBIRN: Si u përdor “Diella” nga rrjeti rus Pravda për të përhapur dezinformim
Next Article Paris Grand Slam: Gjakova, Muminoviq dhe Kasapi e nisin me fitore, Loxha eliminohet

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.