Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Daja i beson eksperiencës, Dinamo skuadra më e vjetër!

Press Online7 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dinamo pritej të kishte afrime të shumta në merkaton e janarit, duke nisur që nga mbrojtja e deri në sulm, megjithatë blutë u mjaftuan me dy afrime në limitet e merkatos.

Sulmuesi Mustafa dhe mesfushori Malomo kanë firmosur zyrtarisht me blutë dhe pritet të ndihmojnë jo pak skuadrën e Dajës, sidomos në shënimin e golave pasi bëhet fjalë për dy lojtarë që e njohin mirë portën. Ndërkohë, sa i përket largimeve, Dinamo vendosi që fillimisht të shiste Gasama Karambën në Turqi për 200 mijë euro ndërkohë që pak ditë më parë, lejoi që të largohej edhe mesfushori tjetër Fjoart Jonuzi.

Ky i fundit nuk pati shumë hapësira në skuadër dhe vendosi të largohej në drejtim të Kosovës për të firmosur me Drenicën. Vetëm në ditët e fundit të merkatos, Dinamo largoi edhe sulmuesin Hekuran Berisha, i cili u kthye te Dukagjini ku do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit, për të shpresuar që të ketë më shumë minuta dhe të rikthehet në formën e dikurshme. Merkatoja e janarit, ka ndryshuar edhe vlerën e klubit, ku lojtarët e larguar kushtojnë më shumë se lojtarët e afruar.

Dinamo shiti fillimisht Gasamën i cili ka vlerën e 250 mijë eurove megjithatë kartoni i tij u vlerësua 200 mijë euro nga klubi turk që pagoi për ta marrë në skuadër. Sakaq, 100 mijë euro ka kushtuar kartoni i Fjoart Jonuzit që u largua me parametra zero, ndërsa Hekuran Berisha që u huazua në Kosovë, kushton 350 mijë euro, aq sa të dy futbollistët së bashku. Në total, 3 futbollistët e larguar në merkaton e janarit kushtojnë 700 mijë euro dhe në arkat e Dinamos janë arkivuar vetëm 200 mijë, mgjithatë Berisha është ende pjesë e klubit pasi në verë do të rikthehet nga huazimi. Sa i përket lojtarëve të afruar, Malomo ka vlerë më lartë, vlera e të cilit arrin në 275 mijë euro, kundrejt 100 mijë eurove që kushton sulmuesi 29-vjeccar Mustafa. Për të dy lojtarët, Dinamo ka paguar në merkaton e verës ndërkohë që klubi i Bylisit ka ruajtur edhe një përqindje të kartonit për Malomon, nëse mesfushori shitet sërish në të ardhmen. Vlera totale e Dinamos arrin në 5.38 milionë euro dhe renditet si skuadra e katërt më e shtrenjtë në Superiore, teksa në vendin e parë është Partizani por me një skuadër më të zgjeruar, me plot 37 lojtarë sipas “Transfermarkt”. Ndërkohë, klubi me vlerën më të ulët është Vora, vlera e së cilës arrin në 3.24 milionë euro.

Ilir Daja është nga ato trajnerë që është më shumë i dashuruar me eksperiencën sesa me talentet e reja dhe këtë e ka treguar në të gjitha klubet ku ka drejtuar. E jo më kot, Dinamo është aktualisht skuadra me moshën mesatare më të lartë në kampionatin shqiptar, megjithëse vlen të theksohet se mesatarja është relativisht e re, por më e vjetër se e klubeve të tjera. Kështu, nga 26 futbollistë që Dinamo ka në skuadër, mosha mesatare arrin në 27.3 vjecc dhe ndiqet nga Flamurtari me 26.8 vjeç. Skuadra me moshën më të re në kampionatin shqiptar, është Partizani. Të kuqtë kanë një mesatare 24.1 vjecc për lojtarë, nga të cilët 17 i ka të huaj kundrejt 12 të huajve që ka në skuadër Dinamo. Vlera e Dinamos në treg arrin në 5.38 milionë euro, ose e thënë ndryshe 207 mijë euro për lojtar. Merkatoja e bluve mund të konsiderohet e mbyllur dhe me shumë gjasa nuk do të ketë më afrime të tjera, edhe për faktin se merkaja është mbyllur.

Previous ArticleAlba Pollozhani vendos të mbulohet brenda shtëpisë së “BBVK”
Next Article Skandal në hotelet kineze/ Momentet intime të çifteve u transmetuan drejtpërdrejt pa e ditur ata

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.