Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kënga sekrete për Taika Waititin publikohet papritur? Rita Ora reagon!

Press Online5 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Rita Ora ka thyer heshtjen pasi një këngë intime, e dedikuar bashkëshortit të saj Taika Waititi, ka qarkulluar papritur në internet pa asnjë paralajmërim. Bëhet fjalë për “Tokyo Karaoke”, një këngë personale që ka ngjallur menjëherë reagime të forta mes fansave.

Artistja 35-vjeçare kishte lënë të kuptohej vetëm pak javë më parë se albumi i saj i katërt pritet të publikohet gjatë këtij viti, duke ndarë në rrjete sociale një shënim të shkruar me dorë me fjalët “album 4”, të shoqëruar me mesazhin optimist: “2026 do të jetë një vit i mirë”.

“Tokyo Karaoke” përmban vargje të frymëzuara nga udhëtimi i Ritës në Japoni, vendi ku lindi edhe historia e dashurisë mes saj dhe regjisorit 50-vjeçar.

Sipas mediave britanike, kënga ishte menduar fillimisht për albumin e saj të tretë “You & I”, por përfundimisht nuk u përfshi në versionin final.

Teksti i këngës flet hapur për pasiguri personale, dashuri të thellë dhe mbështetje emocionale, elemente që fansat i kanë cilësuar si ndër më të sinqertat në karrierën e saj. Disa nga vargjet kanë tërhequr vëmendje të veçantë në rrjet, duke u shpërndarë gjerësisht.

Reagimi i Ritës erdhi përmes Instagramit, ku ajo publikoi një ‘screenshot’ nga një faqe fansash që kishte shpërndarë linkun e këngës.

Me një ton sportiv dhe pa polemika, këngëtarja u drejtua ndjekësve:

Me sa duket, “publikimet pa leje” ende ekzistojnë. Fatmirësisht, kjo është një këngë që e dua shumë. Kështu që shijojeni. Faleminderit atij që e ka publikuar

Ky episod vjen në një periudhë kur Rita Ora ka folur më hapur se kurrë për jetën e saj personale dhe familjare.

Ajo ka rrëfyer se përvoja e të qenit njerkë e vajzave të Taika Waititit ka qenë një “hapje e madhe sysh” dhe i ka ndryshuar mënyrën se si e sheh jetën.

Pas martesës së tyre në vitin 2022, Rita u bë pjesë aktive e jetës së dy vajzave të regjisorit, 13 dhe 9 vjeçe, duke e përshkruar këtë rol si të thjeshtë, por jashtëzakonisht domethënës.

Sipas saj, rutina familjare dhe koha e kaluar së bashku i kanë dhënë një perspektivë krejt tjetër për atë që ka vërtet rëndësi.

Rita Ora dhe Taika Waititi nisën lidhjen e tyre romantike në fillim të vitit 2021, ndërsa disa muaj më vonë u shfaqën publikisht si çift. Përpara se dashuria të merrte formë, ata kishin qenë miq të ngushtë për disa vite, një lidhje që, siç duket, sot po reflektohet edhe në muzikën e saj më personale.

Previous Article55 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë në luftë, thotë Zelensky
Next Article Kushtetuesja nuk ka parashikuar masë nëse nuk zgjidhet kandidati i Listës Serbe, thotë Kryeziu

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.