Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Skandal në prag të gjyqit? Një arrestim i papritur trondit familjen mbretërore norvegjeze?

Press Online2 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vetëm pak ditë përpara se të përballej me drejtësinë për akuza shumë të rënda, Marius Borg Højby, djali i adoptuar i princit të kurorës së Norvegjisë, është vënë sërish në pranga nga policia e Oslos.

Arrestimi u krye të dielën në mbrëmje, pas një incidenti të ri që e fut 29-vjeçarin në një tjetër kapitull të errët penal.

Sipas autoriteteve, Højby dyshohet për sulm ndaj një gruaje, kërcënime me thikë dhe shkelje të një urdhri kufizues, akuza që rëndojnë ndjeshëm pozitën e tij ligjore. Departamenti i Policisë së Oslos e konfirmoi ndalimin përmes një deklarate zyrtare të hënën, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj tij.

I riu pritet të paraqitet këtë të martë para Gjykatës së Qarkut të Oslos, ku përballet me plot 38 akuza penale. Dosja përfshin katër akuza për përdhunim, disa raste dhune fizike dhe kërcënime ndaj ish-partnereve të tij.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim katër-javor, duke argumentuar se ekziston rrezik real për përsëritje të veprave penale dhe presion ndaj viktimave.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se Højby ka pranuar disa shkelje më të lehta, por ka mohuar me forcë akuzat më të rënda, veçanërisht ato që lidhen me dhunën seksuale. Ndërkohë, disa ish-partnere kanë depozituar padi civile, ndërsa një vendim gjykate i ndalon atij çdo kontakt me to.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me një dënim që mund të arrijë deri në 16 vite burg, sipas ligjeve norvegjeze. Procesi pritet të zgjasë deri në mesin e marsit dhe ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm në opinionin publik, jo vetëm për shkak të akuzave të rënda, por edhe për lidhjen e tij me familjen mbretërore.

Situata bëhet edhe më e ndjeshme për oborrin mbretëror norvegjez, pasi së fundmi dokumente të deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë zbuluar kontakte të shpeshta të nënës së tij, Princeshës së Kurorës Mette-Marit, me Jeffrey Epstein gjatë viteve 2011–2014.

Edhe pse këto zbulime nuk kanë lidhje direkte me çështjen penale të Højbyt, ato kanë shtuar edhe më shumë presionin dhe vëmendjen mediatike ndaj familjes mbretërore.

Previous ArticleZyrtare: Klubi i Serie A shkarkon trajnerin
Next Article Rrëzohet aeroplani stërvitor në rajonin Orenburg të Rusisë, humbin jetën tre persona

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.