Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mickoski: Projekti “Qyteti i Sigurt” ka për qëllim të shpëtojë jetë njerëzish, është gabim që politikanë të caktuar përpiqen ta etnizojnë

Press Online29 Janar 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme, theksoi se kjo Qeveri garanton përfaqësim të drejtë dhe se ligji i ri mori rekomandim pozitiv nga Komisioni i Venecias, i cili është obligues në procesin drejt BE-së, ndërsa projekti “Qyteti i Sigurt” nuk etnizon, por shpëton jetë njerëzish.

– Sa i përket përfaqësimit të drejtë, mund të them se absolutisht po tregohet kujdes për përfaqësimin e drejtë, unë personalisht jam garant dhe këtë e kam thënë edhe në të kaluarën. As si njeri, as si politikan, as si kryetar i Qeverisë, nuk do të lejoj që dikush të majorizojë apo të minimizojë dikë tjetër. Pra, absolutisht mund t’ju siguroj se cilësia e njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, duhet të jetë kyçe dhe prioritet, dhe kjo është një vlerë themelore kushtetuese dhe pjesë e rezolutave dhe konventave ndërkombëtare – theksoi Kryeministri Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes të parashtruar nga deputeti Skender Rexhepi.

Kryeministri Mickoski i tha deputetit Rexhepi se çështjet duhet të shihen më gjerë dhe në mënyrë objektive, në vend që të etnizohen, duke menduar se në këtë mënyrë do të fitohen pikë politike.

– Sa i përket Ligjit për përfaqësim të drejtë, ai është i përfunduar dhe ka marrë mendimet e fundit pozitive nga Komisioni i Venecias. Do t’ju rikujtoj se mendimi i Komisionit të Venecias, në përputhje me ndryshimet e fundit në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian dhe në përputhje me kërkesat e fundit për ndryshimin e metodologjisë në procesin e aderimit, janë një faktor vendimtar. Veprohet sipas tyre dhe pres që shumë shpejt ky ligj t’ju dorëzohet juve, deputetëve, dhe shpresoj që të miratohet njëzëri, pasi ka rekomandim pozitiv nga Komisioni i Venecias dhe gjithashtu shpresoj që në këtë mënyrë deputetët të mos i rrezikojnë proceset evropiane të shtetit, theksoi Kryeministri Mickoski, përcjell PressOnline.al

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri Mickoski theksoi se nuk do t’i komentojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por është fakt se kjo shumicë në Gjykatën Kushtetuese është zgjedhur në kohën e qeverisë së mëparshme, e jo në këtë qeveri.

Sa i përket projektit “Qyteti i Sigurt”, Kryeministri Mickoski theksoi se është gabim që edhe këtë projekt disa politikanë përpiqen ta etnizojnë, sepse ai ka për qëllim të shpëtojë jetë njerëzish.
– Politikanët që janë në një entuziazëm romantik mendojnë se, nëse i etnizojnë edhe të ndjerët që fatkeqësisht kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut, duhet të shihen përmes prizmit të përkatësisë etnike.

Ajo që mund të them është se pas realizimit të projektit “Qyteti i Sigurt” nuk do të ketë më një numër të madh viktimash nga aksidentet e trafikut. Kjo qeveri vendosi ta vërë projektin në funksion me qëllim që të shpëtojë jetë njerëzish, pa u udhëhequr nga statistika matematikore se kush i përket cilës përkatësi etnike dhe pa e interpretuar metodologjinë me të cilën për të ndjerët përcaktohet përkatësia etnike. Ky projekt ka për detyrë të shpëtojë sa më shumë njerëz, theksoi Kryeministri Mickoski.

Previous ArticleChivu shpreson që fitorja ndaj Dortmundit do t’i japë Interit një rritje të besimit në Ligën e Kampionëve
Next Article SPB Tetovë: Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, ka kërcënuar policët

Lajme të ngjashme

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.