Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

MPJ: Bullgaria të mos jetë recensuese, por partner në dialogun evropian

Press Online28 Janar 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut lëshoi një reagim ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, duke shprehur keqardhje që pala bullgare po pozicionohet gjithnjë e më shumë si recenzuese e deklaratave të përfaqësuesve politikë të RMV-së, në vend që të jetë partnere në një dialog përmbajtjesor dhe të orientuar drejt Evropës.

Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së thekson se vendi nuk ka as qëllimin dhe as nevojën të përfshihet në proceset e brendshme politike apo zgjedhore në Republikën e Bullgarisë, as përmes komenteve, interpretimeve apo përfshirjes në narrativat e politikës ditore.

“U bëjmë thirrje institucioneve bullgare të udhëhiqen nga parimet e fqinjësisë së mirë, respektit të ndërsjellë, largpamësisë dhe komunikimit institucional, parime që janë vlera themelore evropiane. Evropa ndërtohet me besim dhe rezultate, jo me etiketa dhe kualifikime politike”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Kujtojmë se MPJ e Bullgarisë më herët shprehu “zhgënjim të thellë” për atë që e përshkroi si qasje të vazhdueshme jokonstruktive të Shkupit zyrtar dhe deklaratat e përsëritura, të paqarta dhe manipuluese në publik.

Në deklaratë, MPJ bullgare reagoi konkretisht ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të RMV-së, Timço Mucunski në lidhje me iniciativën e supozuar të shteteve anëtare “më të mëdha dhe më me ndikim” të BE-së për të organizuar një takim midis tij dhe homologut të tij bullgar Georg Georgiev, duke i vlerësuar këto pretendime si manipuluese.

“Konsensusi Evropian i vitit 2022 u miratua unanimisht nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga vetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Dialogu është institucional dhe zhvillohet midis vendit kandidat dhe BE-së, dhe zbatimi varet vetëm nga Shkupi”, thanë nga Ministria e Jashtme bullgare.

Previous ArticleZarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Next Article Vetëm në shtëpi, këto ushtrime e bëjnë gjoksin të duket më i ngritur!

Lajme të ngjashme

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.