Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ju këshillojmë të provoni “vëzhgimin aktiv” për një minutë në ditë, do të na falënderoni!

Press Online26 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vëzhgimi aktiv e ndihmon sistemin nervor të kuptojë se nuk ka nevojë të jetë vazhdimisht në gjendje alarmi. Kur ndodhesh në një ambient të qetë dhe vëmendja jote është e përqendruar te momenti i tanishëm, truri merr sinjale sigurie dhe stabiliteti. “Kjo praktikë mund ta rregullojë realisht sistemin nervor, sepse kur përfshin të gjitha shqisat, është sikur i thua vetes: ‘Oh, unë mund ta përjetoj këtë moment këtu, në vend që mendja ime të jetë e projektuar te e ardhmja, te ajo që do të ndodhë nesër apo pas 10 vitesh’”, thotë Arati Patel, psikoterapiste në Kaliforni.

Studimet sugjerojnë se praktikat si vëzhgimi aktiv, mund të ulin ankthin dhe mendimin e tepërt, të rrisin qëndrueshmërinë emocionale dhe të përmirësojnë aftësinë për të reaguar me vetëdije, jo në mënyrë impulsive. Sipas Patel, vëzhgimi aktiv ndihmon gjithashtu në dallimin e shenjave të vogla të stresit përpara se ato të përshkallëzohen. Kështu bëhesh një pjesëmarrës më i angazhuar në botë, jo thjesht një vëzhgues pasiv. Dhe lajmi më i mirë: vëzhgimi aktiv kërkon vetëm një minutë nga dita jote.

Në çdo moment, truri yt mund të jetë duke riluajtur atë që ka ndodhur ose duke u përgatitur për atë që mund të shkojë keq më pas. Si të rikthehesh shpejt në realitet? Provo vëzhgimin aktiv, një mënyrë e thjeshtë për të rimarrë kontrollin mbi mendimet dhe për t’i treguar sistemit nervor se nuk ka nevojë të jetë në gatishmëri të vazhdueshme. “Është thjesht rikthimi te momenti i tanishëm dhe të qenit plotësisht aty”, thotë Arati Patel. “Kur je i pranishëm, nuk mund të jesh realisht në ankth. Nuk mund të mendosh për të ardhmen, as të jesh i fiksuar pas së shkuarës apo të ndihesh i rënduar emocionalisht.”

Ndalo për një çast dhe merr një frymë të ngadaltë, duke zgjatur nxjerrjen e ajrit. Vëre tre gjëra që sheh, pa i etiketuar si të mira apo të këqija. Vëre dy ndjesi fizike në trup. Vëre një tingull, afër ose larg. Mbylle me një fjali që të rrënjos në realitet: “Kjo është ajo që ekziston tani.” Ose: “Kjo është ajo që po vërej tani.” Për ta kthyer në zakon, Patel sugjeron ta lidhësh këtë praktikë me rutina që i ke tashmë, si momenti kur pret të bëhet kafeja, kur lan duart ose kur kalon nga një detyrë në tjetrën.

Previous ArticleMoti sot në Maqedoninë e Veriut
Next Article Protesta në Maqedoni të Veriut dhe Serbi, priten ndalesa dhe kolona në kufi me Kosovën

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.