“Inspektori” shkupjan e mashtroi gruan me mbi 2 mijë dollarë, kinse vajzat e sajë kishin pësuar aksident

featured
Press Online
25 Janar 2026, 15:40

Më 25.01.2026, SPB Manastir, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë BJB-së, parashtroi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir kundër M.A. (46) nga Shkupi, për dyshim për kryerjen e veprës penale “Mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.

Më 11.11.2025, një banore 72-vjeçare nga fshati Bukovë u mashtrua telefonikisht nga një person që u prezantua si inspektor policie dhe në mënyrë të rreme e informoi se e bija dhe dhëndri i saj kishin shkaktuar një aksident rrugor. Nën kërcënim dhe bindje të rreme, viktima la 40,000 denarë dhe 1,500 dollarë amerikanë në një vend të caktuar në Manastir.
Pasi kuptoi se ngjarja nuk ishte e vërtetë, rasti u raportua në polici.
Më 24.01.2026, i dyshuari u arrestua në pikën kufitare Qafë-Thanë dhe pranoi plotësisht veprën.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter