Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

E dinit se disa njerëz dehen vërtet me një ‘gllënjkë’ alkool?! Ja përse ndodh kjo…

Press Online25 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Të gjithë jemi gjendur të paktën një herë pranë një personi që duket sikur dehet me gllënjkën më të vogël të alkoolit, duke na bërë të mendojmë: “Ah, po shtiret.” E po, rezulton që nuk është gjithmonë shtirje. Disa njerëz dehen vërtet me një gllënjkë alkool, ose edhe më keq, pa pirë alkool fare! Ky fenomen i rrallë quhet Auto-Brewery Syndrome, e përshtatur, Sindroma e Vetë Distilimit, si fabrikat e distilimit të alkoolit. Në këtë gjendje, trupi i personit prodhon alkool nga ushqimi që ha, duke i bërë të ndihen të dehur pa marrë asnjë pije alkoolike.

Një studim i publikuar në Nature Microbiology (revistë shkencore e rishikuar nga ekspertë të fushës, që publikon hulumtime origjinale dhe të verifikuara) ka zbuluar mikrobet dhe rrugët biologjike që shkaktojnë këtë fenomen. Në thelb, bakteret në zorrë fermentojnë karbohidratet që konsumoni dhe i shndërrojnë në etanol, i cili pastaj futet direkt në gjak. Pra, sistemi tretës i personit me ABS funksionon si një distileri e brendshme.

Të gjithë prodhojmë pak etanol gjatë tretjes, por njerëzit me ABS prodhojnë aq shumë sa mund të dehen vërtet. Dhe ja ku bëhet edhe më interesante: nëse këta persona pinë një gllënjkë alkool, efekti është shumë më i fortë se te njerëzit e zakonshëm. Alkooli i prodhuar nga zorrët shtohet mbi pijet e marra, duke shkaktuar dehje shumë më të shpejtë dhe intensive. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duket sikur “dehen lehtësisht” nga alkooli, edhe me një gotë të vetme.

 Si e zbuluan këtë studiuesit?

Hulumtuesit e zbuluan ABS-në duke analizuar mostra të jashtëqitjes nga 22 persona me këtë gjendje, krahasuar me partnerët e tyre dhe një grup kontrolli të shëndetshëm. Ata matën sasinë e alkoolit të prodhuar natyralisht nga mikrobet në zorrë dhe vunë re se mostrat e pacientëve me ABS prodhonin shumë më shumë etanol gjatë episodeve simptomatike. Më tej, studiuesit identifikuan se dy baktere ishin të përfshira në fermentimin e karbohidrateve në alkool. Këto zbulime treguan qartë se trupi i pacientëve me ABS mund të funksionojë si një “distileri e brendshme”, duke shpjeguar pse ata ndihen të dehur pa pirë asnjë pije alkoolike.

Trajtimi i mundshëm

Hulumtimi tregoi gjithashtu shpresë për trajtim. Një pjesëmarrës përjetoi përmirësime të mëdha pas një transplanti të mikrobiomës fekale, ku bakteret e sëmura në zorrë zëvendësohen me ato të shëndetshme të një dhuruesi. Pas një transplanti të dytë dhe një regjimi me antibiotikë të ndryshëm, pacienti mbeti pa simptoma për më shumë se 16 muaj. Pra, herën tjetër që shihni dikë të duket sikur dehet pa pirë asgjë, mos e gjykoni menjëherë, mund të ketë një shpjegim shkencor dhe të vërtetë prapa asaj që duket si shtirje dhe nevojë për vëmendje. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se kjo sindromë është shumë e rrallë, me vetëm disa dhjetëra raste të dokumentuara në literaturën shkencore.

Previous ArticleRusia godet ashpër Ukrainën, shkatërrohet infrastruktura energjitike, mijëra objekte në errësirë
Next Article Dhuna shoqëroi protestën e opozitës në Tiranë

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.