Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Çfarë ndodh me trurin tuaj kur nuk flini?/Studim i ri!

Press Online23 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas një nate me gjumë të dobët, bëhet më e vështirë të përqendrohesh. Mendimet shpërqendrohen, reagimet ngadalësohen dhe qartësia mendore zbehet pikërisht në momentet kur nevojitet më shumë vëmendje. Një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts-it (MIT) hedh dritë mbi atë që ndodh brenda trurit gjatë këtyre çasteve të shkurtra të humbjes së fokusit. Hulumtimi tregon se, kur vëmendja dështon për pak sekonda, lëngu cerebrospinal (CSF) lëviz jashtë trurit, një proces që zakonisht ndodh gjatë gjumit dhe shërben për të pastruar mbetjet që grumbullohen gjatë ditës.

Ky mekanizëm pastrues konsiderohet thelbësor për ruajtjen e shëndetit dhe funksionimit normal të trurit. Kur një person është i privuar nga gjumi, trupi duket se përpiqet të kompensojë mungesën e pushimit duke aktivizuar këto lëvizje të lëngut cerebrospinal gjatë zgjimit. Por ky kompensim ka një kosto të qartë; rënie të ndjeshme të vëmendjes. “Nëse nuk flini mjaftueshëm, valët e lëngut cerebrospinal fillojnë të shfaqen gjatë zgjimit, aty ku normalisht nuk do t’i shihnim. Por ato shoqërohen me një kompromis në vëmendje: përqendrimi dështon pikërisht në momentet kur ndodh kjo rrjedhje e lëngut”, shpjegon Laura Lewis, autore kryesore e studimit.

Edhe pse gjumi është thelbësor për mbijetesën, shkencëtarët ende nuk e kuptojnë plotësisht pse ai është kaq i rëndësishëm. Ajo që dihet me siguri është se gjumi është i domosdoshëm për vigjilencën dhe se mungesa e tij dëmton në mënyrë të qëndrueshme vëmendjen dhe aftësitë e tjera njohëse. Kur gjumi shtyhet për shumë kohë, truri nuk ndihet vetëm i lodhur, ai fillon të ndryshojë. Një studim i publikuar në Journal of Neuroscience zbuloi se mungesa e rëndë e gjumit shkakton një proces ku truri nis të shpërbëjë pjesë të vetes. Kërkuesit vëzhguan se astroçitet, qelizat që zakonisht pastrojnë lidhjet nervore të dobëta ose të dëmtuara, bëhen tepër aktive pa gjumë të mjaftueshëm.

Në vend që të kujdesen për mirëmbajtjen, ato fillojnë të shpërbëjnë edhe sinapsat e shëndetshme. Në të njëjtën kohë, qelizat imunitare të trurit, të quajtura mikrogli, rrisin aktivitetin e tyre duke krijuar modele të ngjashme me ato që shihen në sëmundje neurodegjenerative si Alzheimer-i. Me kalimin e kohës, privimi kronik i gjumit mund të rrisë në heshtje rrezikun për dëmtime të qëndrueshme të trurit.

Previous ArticleQeveria e Senegalit shpërblen futbollistët pas fitimit të Kupës së Afrikës
Next Article Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe bregdetin e Vlorës, me “Luleborë” në sfond

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.