Ju prezantojmë me gruan më të bukur në botë!

featured
Press Online
20 Janar 2026, 10:50

Sipas një liste të re të publikuar nga Ranker, aktorja Margot Robbie është shpallur gruaja më e bukur në botë. Renditja bazohet plotësisht në votat e publikut, duke pasqyruar popullaritetin dhe admirimin e fansave, dhe jo kritere shkencore apo standarde të industrisë. Në vendin e dytë është renditur Scarlett Johansson, ndërsa pozicionin e tretë e ka zënë modelja Carina Zavline. Kjo listë nxjerr në pah mënyrën se si audienca globale e percepton bukurinë, të ndikuar nga preferencat personale dhe faktorët kulturorë.

Me miliona vota që kanë përcaktuar rezultatin, renditja ofron një pasqyrë të mendimit aktual të publikut mbi atraktivitetin e personazheve të famshëm dhe njohjen e tyre në shkallë globale. Në një analizë globale të perceptimit të bukurisë së meshkujve, Italia renditet në vendin e parë për burrat më tërheqës në botë, sipas një sondazhi që ka analizuar shprehjet e preferencave për nacionalitetet më tërheqëse në internet.

Bazuar në të dhëna nga një studim i publikuar nga brendi Pour Moi dhe analizuar nga platforma të ndryshme mediatike, në renditjen e meshkujve tërheqës, italianët zënë vendin e parë përpara vendeve si India, SHBA dhe Suedia, falë stilit, pasionit dhe elegancës që shpesh lidhen me imazhin e tyre.

Margot Robbie është një nga aktoret më të përfolura të momentit, jo vetëm për projektet filmike, por edhe për pamjen e saj mahnitëse. Vetëm 11 muaj pas lindjes së fëmijës së parë, ylli australian ka befasuar publikun me fizikun e saj të tonifikuar, duke tërhequr vëmendje të madhe në tapetin e kuq. Aktorja ka pranuar se nuk është ndjekëse strikte e dietave, pasi shpesh i pëlqen të kënaqet me ushqime si birra, patate të skuqura dhe hamburgerë.

Megjithatë, përpara projekteve të rëndësishme ose daljeve publike, ajo ndjek një regjim të pastër ushqimor, duke konsumuar mëngjes me qull ose smoothie, dreka me mish pule ose peshk të lehtë dhe dark të bazuar te proteina dhe perimet. Në këtë periudhë shmang yndyrnat e ngopura, pijet me sheqer dhe çokollatën. Përveç ushqimit, Margot është shumë e përkushtuar ndaj aktivitetit fizik. Ajo ka kaluar orë të tëra në palestër duke u përgatitur për role të vështira, si në filmin “I, Tonya”, ku punoi për të forcuar muskujt dhe barkun, apo në “Suicide Squad”, ku stërvitej me boks dhe ushtrime për këmbët.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter