Të hënën nis mësimi në shkollat e Fushë Kosovës

featured
Press Online
17 Janar 2026, 13:36

Të hënën më 19 janar do të nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e komunës së Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Arsimit, thuhet se pas stabilizimit të situatës së krijuar nga vërshimet dhe sanimit të plotë të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin normal dhe të rregullt të procesit mësimor, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë mësimor ishte shtyrë pas situatës së vështirë të krijuar nga vërshimet në disa komuna.

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë deri më 19 janar

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter