Gjenerali i FSK-së pritet me duartrokitje në Gardën Kombëtare të Ajovas

featured
Press Online
17 Janar 2026, 16:39

Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Gardës së Ajovas, gjatë vizitës së tyre, drejtuesit e FSK-së patën mundësinë të njihen me aftësitë dhe procedurat e Gardës amerikane, si dhe të shohin nga afër trajnimet që zhvillohen në kampin Dodge, njofton Dukagjini.

Po ashtu kjo vizitë cilësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes FSK-së dhe forcave amerikane.

Ndërsa me përfundimin e kësaj vizite, FSK-ja ka ndarë pamje nga pritja e tij në Gardën Kombëtare të Ajovas ku u prit me duartrokitje të gjata.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter