Nderohen me medaljen e NATO-s pjesëtarët e KFOR-it në Pejë

featured
Press Online
16 Janar 2026, 21:19

Komandanti i Komandës Rajonale–Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO-s në Kosovë, KFOR, kolonel Lorenzo Mangia, ka kryesuar paradën e medaljeve për kontingjentin shumëkombësh, e cila u mbajt në Pejë.

“Gjatë ceremonisë, pjesëtarët e kontingjentit shumëkombësh u nderuan me Medaljen e NATO-s për operacionet jashtë Nenit 5, në shenjë vlerësimi për profesionalizmin e tyre të lartë, përkushtimin dhe shërbimin ndaj paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kolonel Mangia shprehu mirënjohjen e tij për personelin e dekoruar për kontributin e rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter