Prokuroria themelore publike Kavadar solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore për dy rsate të ndara në të cilat ka dyshime për vepër penale – Dhunim i fëmijës i cili nuk ka mbushur 15 vite nga neni 188 i Kodit penal, kumtoi sot Prokuroria publike.
Në rastin e parë, informoi PP, të dyshuar janë dy persona të rritur nga Negotina, të cilët fillimisht kanë kryer vepër penale – Kënaqje e pasioneve seksuale para një personi tjetër nga neni 190 i Kodit penal. Ata patën marrëdhënie seksuale para fëmijës së mitur, i cili i ka xhiruar me telefon celular.
“Në korrik të vitit të kaluar, përderisa fëmija ka qenë 14 vjeç, njëri prej të dyshuarve disa herë e ka shtyrë të miturin në marrëdhënie seksuale me të, për çka i ka dhënë një shumë të caktuar parash. Prokurori publik propozoi masë paraburgimi për të dyshuarin për dhunim të fëmijës, për çka kanoset dënimi me burg prej së paku 8 vite”, thuhet në kumtesë.
Siç kumtoi PP, prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe ka propozuar masë paraburgimi edhe kundër babait nga Kavadari, i dyshuar edhe për veprime të tjera seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare. Ai në gjendje të alkoolizuar e ka prekur vajzën disa herë, me çka ekziston dyshimi se ka kryer vepër pebale nga paragrafi 5 i nenit 188 për çka kanoset dënimi me burg prej së paku tre viteve, kumtoi Prokuroria publike.




