MPJ thirrje qytetarëve të RMV-së: Largohuni sa më shpejt nga Irani

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

ër shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në territorin e këtij vendi të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt. Njëkohësisht, apelohet që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore për në Iran.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet linjës telefonike SOS 24-orëshe +389 75 268 736, e-mail adresës: globalsos@mfa.gov.mk, si dhe nëpërmjet linjës telefonike të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara: +90 539 456 97 102”, thonë nga MPJTJ.

Përkeqësimi i situatës së sigurisë në Iran lidhet drejtpërdrejt me tensionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare që janë intensifikuar ditët e fundit. Autoritetet iraniane u kanë bërë thirrje disa ambasadorëve të huaj për sqarime, duke i akuzuar se mbështetja e tyre publike për protestuesit përbën “ndërhyrje të papranueshme” në punët e brendshme të vendit. Këto reagime vijnë në një kohë kur protestat dhe pakënaqësitë sociale kanë nxitur masa të shtuara sigurie, rritje të pranisë policore dhe kufizime të mundshme për lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve në disa zona.

MPJ thirrje qytetarëve të RMV-së: Largohuni sa më shpejt nga Irani
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter